ZVKQRM Shekerinska: vota historike e deputetëve ishte votë kundër izolimit, pasigurisë, varfërisë dhe kundë krizave të reja politike, ardhmëria euroatlantike e Maqedonisë u konfirmua

Zëvendës kryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska mbajti konferencë shtypi lidhur me propozimin e miratuar për ndryshime kushtetuese ku pershendeti hapin e madh qe të premten bëri Kuvendi dhe gjithashtu deklaroi:

 Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,

 Më lejoni në emër të Qëverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal  të përshëndes dhe përgëzoj hapin e madh që të premten e bëri Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe me këtë hapi dyert e Repulikës së Maqedonisë drejt një ardhmërie evropiane dhe euroatlantike të vendit tonë.

 Urime për përparimin e përbashkët që të premten e arriten 80 deputët nga pushteti dhe opozita me të vetmin qëllim  – të konfirmohet orientimi i ardhmërisë euroatlantike të Republikës së Maqedonië.

 Deputetët, të cilët u mbështetën nga të gjitha forcat demokratike në vend, morën përgjegjësinë dhe shfrytëzuan mundësinë historike dhe shtypën një faqe të re në historinë e Maqedonisë, e cila përfundimisht del nga balta e së kaluarës dhe tërheq rreziqet e izolimit dhe mungesës së progresit.

 Sot, për kënaqësinë dhe lehtësimin e shumicës së qytetarëve të vendit, Maqedonia është edhe më e përgatitur për të ardhmen e saj të begatë evropiane për të cilën të gjithë kemi luftuar dhe ëndërruar për 27 vjet – Maqedonia tregoi se është e gatshme të bëhet anëtare e NATO-s dhe tregoi se është e gatshme të nis negociatat për anëtarësim në BE.

 Ky vendim i shumicës parlamentare prej 2/3 nënkupton hyrjen e Maqedonisë në mburojën e sigurisë të aleancës ushtarako-politike më të fuqishme në botë. Me këtë vendim, Maqedonia bëhet një faktor stabiliteti në rajon. Ne konfirmojmë se siguria e qytetarëve tanë është e garantuar dhe kufijtë e shtetit mbrohen përgjithmonë.

 Faktori stabilitet që rrjedh nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe nisja e ardhshme e negociatave me BE do të sjellë investime të reja dhe të mëdha të huaja, por gjithashtu do të inkurajojë investitorët vendas. Investimet do të krijojnë vende të reja pune, do të sigurojnë paga më të mëdha dhe do të sigurojnë eksportin që është i nevojshëm dhe po aq i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë.

 Vendimi në Kuvend do të thotë se hyjmë në një bashkim që vepron sipas rregullave dhe rregulloreve. Dhe ato rregulla dhe rregullore janë më të rëndësishme se çdo individ. Duke përmbushur detyrimet tona vendore, ne krijojmë paralelisht një shtet funksional në të cilin rregullohen rendi dhe ligji dhe në të cilat institucionet janë në shërbim të qytetarëve – të hapura dhe të përgjegjshme.

 Të dashur qytetarë,

 Zëri historik i deputetëve në të njëjtën kohë ishte një zë kundër izolimit, kundër pasigurisë dhe kundër varfërisë. Një zë kundër krizave të reja politike.

 Ky zë përsëri i ktheu sytë e botës drejt Maqedonisë. Bota sheh. Bota e sheh dhe e mirëpret përgjegjësinë e demonstruar të deputetëve, të cilët e dinin se qëllimi i tyre i parë dhe i vetëm ishte të përfaqësonin dhe të siguronin interesat e atyre që i zgjodhën, qytetarët e vendit tonë.

Është për tu përshëndetur ky guxim dhe kjo përgjegjësi, të kemi forcën, t’i hedhim të gjitha gjërat mënjanë dhe në qendër të vendimeve të vejmë të ardhmen e atdheut.

Ky moment historik kërkon bashkimin e të gjitha forcave politike, të të gjitha forcave progresive në Republikën e Maqedonisë. Ne kemi nevojë për atë si kurrë më parë. Unë besoj se mbështetja edhe më e madhe është tani e mundur në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe kështu për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Çdo deputet i cili beson dhe e di se Maqedonia duhet të bëhet pjesë e botës perëndimore duhet të mbështesë ndryshimet kushtetuese në fazat e ardhshme.

Prandaj, ne do të vazhdojmë të kërkojmë dhe zbatojmë një politikë të bashkimit të të gjitha forcave pozitive progresive në shtet.

Unë e di se thirrja e kryeministrit ka nxitur shumë qytetarë, të paktën për një moment të mendojnë se është e mundur të kapërcehen grindjet dhe ndarjet në vend. Tani është momenti për të lënë këto lloj ndarjeje pas nesh. Tani është momenti për të folur për pajtim thelbësor dhe unifikim që do të fillojë nga Parlamenti, por do të hyjë në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe do të japë një rezultat pozitiv kudo që ka qytetarë të shpërndarë politikisht – e gjithë kjo është në të mirën e vendit tonë.

Ne duam t’i japim një shans kësaj energji për ta na afruar dhe për të na përqendruar në sigurimin e të ardhmes për Republikën e Maqedonisë, pavarësisht dallimeve politike që kemi patur, i kemi dhe do të vazhdojmë t’i kemi.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail