Ministrja Shekerinska në Fakultetin Juridik: Perspektivat që do të hapen për Maqedoninë më së shumti do të shfrytëzohen nga të rinjtë

Pothuajse tre dekada më parë, politikanët dhe qytetarët e këtij vendi u pajtuan se donin që Maqedonia të jetë më e fortë, më e sigurtë, më e begatë, duke u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe premtuan se do të zgjidhin të gjitha problemet që e pengojnë këtë rrugë. Si qeveri, si qytetarë, u përpoqëm të bënim pikërisht këtë – të gjejmë një zgjidhje për problemet që për shumë kohë kanë e mundojne këtë vend, sepse me çdo dekadë të kaluar problemi që kemi fshehur nën qilim bëhet më i frikshëm, më i keqe dhe më i vështirë për tu zgjidhur.

Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në hapjen e Universitetit të Katërt Mobil Veror në Ballkan, organizuar nga Fakulteti Juridik në Shkup dhe universitetet partnere nga Franca dhe Gjermania.

Ministrja tha se qeveria mori përgjegjësinë që, ndoshta problemin më të vështira në historinë e Maqedonisë, ndërsa i njëjti ndërlidhet me fqinjët, ta zgjidh në një mënyrë dinjitoze që do t’u tregojë qytetarëve të Maqedonisë se një kompromis është i mundur, duke ruajtur dhe forcuar gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas . “Kjo na hap dyert e NATO-s dhe BE-së dhe krijon një perspektivë që do të shfrytëzohet më shumë nga të rinjtë”, tha Shekerinska.

Ministrja theksoi se bashkimi me BE dhe NATO varet nga dy përafrime të tjera – përafrimi midis fqinjëve dhe përafrimi brenda vendit, midis grupeve të ndryshme, kombësive, feve…

„Në vend që të përqendrohemi në atë që na ndan, le të përpiqemi të gjejmë një gjuhë të përbashkët … Unë besoj dhe jam krenare që Maqedonia vendos një shembull të ndryshëm. Më pak se një vit më parë, nënshkruam Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, nënshkruam Marrëveshjen me Greqinë dhe besoj se tre vendet tona dhe regjioni janë më të forta për këtë dhe jo më të dobët “, tha ministrja.

Ministrja shtoi se në vitet e fundit, Maqedonia ka treguar se si një vend me shumë diversitet mund të krijojë mundësi për krizë.

„Kemi kaluar një krizë shumë të vështirë politike dhe mendoj se të gjithë kemi mësuar nga kjo krizë dhe pamë se komunitetet mund të afrohen më shumë, sepse kuptuam se kemi të njëjtat probleme dhe vështirësi. Prandaj, për vendet tona, respektimi, pranimi i diversitetit dhe respektimi i të drejtës është një formulë pa të cilën nuk mund të presim që vendet tona dhe rajoni të jenë më mirë dhe pa të cilën nuk mund të presim që rajoni ynë të afrohet më pranë BE-së dhe NATO-s”.

Duke bërë një paralele me një pjesë të qytetarëve të rinj britanikë, të cilët nuk morrën pjesë në referendumin britanik, ndërsa pritnin një rezultat tjetër, ministra iu bëri thirrje qytetarëve të rinj të Maqedonisë që të mos bëjnë të njëjtin gabim në këtë moment të rëndësishëm dhe kyç për vendit tonë.

„Ne me të vërtetë nuk e kemi luksin edhe një herë të krijojmë një dekadë të humbur për Maqedoninë dhe ju bëj thirje që vendimet tuaja, vendimet e brezit tuaj ti bëni në kohë në mënyrë që të mos keni barrën mbi shpatullat e mia mbi shpatullat tuaja”, tha ministrja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail