Urimi i ministres Shekerinska me rastin e festave të Krishtlindjeve

mo2-Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska me rastin e festave të Krishtlindjeve uroi punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, pjesëtarët e Armatës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që i përkasin religjionit ortodoks.

Festat e Krishtlindjeve janë festa të unitetit, shpresës, gëzimit dhe mirënjohjes. Ashtu si kjo festë bashkon familjen, le të jetë një nxitje për të bashkuar të gjithë qytetarët për zgjidhjen e sfidave të ardhshme dhe arritjen e qëllimeve të vendosura strategjike për vendin tonë.

“Ju uroj gëzim dhe dashuri dhe të keni paqe dhe begati në shtëpitë tuaja”.

Gëzuar Krishtlindjet!

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail