TRANSKRIPTË NGA PRES-KONFERENCA E MINISTRES SË MBROJTJES RADMILLA SHEKERINSKA ME RASTIN E 100 DITË QEVERI

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave, mirëdita.

Para pak më shumë se 100 ditë pranova sfidën të jem minister e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, duke e ditur se mbrojtja dhe armata e shtetit tonë së bashku janë njëri nga dy objektivat strategjik kyç të politikës së jashtme dhe shtyllë mbi të cilën mbështetet vendi ynë.

Motiv për këtë ishte edhe fakti se njëherë isha në krye të një ekipi të ri, i cili filloi nga zero dhe arriti t’i sjellë Maqedonisë statusin kandidat për anëtarësim në BE. Sinqerisht, të gjithë jemi të vetëdijshëm se vendi ynë përballet mje problem të mëdha dhe se këto probleme janë evidente në fusha të mëdha si që është mbrojtja, mirëpo nuk prisja se pas 17 programeve vjetore të përfunduara për anëtarësim në NATO dhe në fillim të 18-it, do të ballafaqohem jo vetëm një situatë me zero pikë, por edhe në një minus të kuq. Kjo është kështu në çdo aspekt: buxhet jashtëzakonisht të ulët për ushtrinë dhe mbrojtjen, mungesa e kushteve elementare për përmbushjen e detyrave ditore të ushtarëve, vjetërsim dhe jo-mirëmbajtje të pajisjeve, marrëdhëniet e dëmtuara, kontrata me vlerë 82 milionë euro të nënshkruara me një kompani, dhe vetëm pak ditë para zgjedhjes së qeverisë së re të anuluara. Nuk kishte para të mjaftueshme për të paguar pagat e punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së, dhe nga ana tjetër, pasi e hoqëm fshehtësinë e dokumenteve për udhëtime biznesi në vend dhe jashtë vendit, si dhe shpenzimet për përfaqësim, i gjithë publiku mund të shihte se derisa ushtria nuk kishte çizme, zyrtarët e kësaj ministrie kanë shpenzuar me lehtësi, shumë dhe pa masë. Jam bindur se në disa fusha gjendja është më e keqe se parashikimet më të errëta.

Përkundër angazhimit deklarativ të qeverisë së kaluar për anëtarësim në NATO, jemi përballur me reformat të zvarritura dhe shtyrje të të gjitha proceseve kyçe. Në vend të çdo dite më afër anëtarësimit të dëshiruar në NATO, me punë jo të mjaftueshme në mbrojtje, vendi gjithnjë e më shumë është larguar nga ky qëllim.

Situata ishte edhe më e keqe se pritjet dhe parashikimet, por në politikë gjithmonë kam punuar me një besim të fortë se nëse ka një vullnet të qartë politik, një qëllim të qartë dhe punë të përgjegjshme, është e mundur të përmirësohen gjërat. Më lejoni të shfrytëzoj konferencën e sotme për shtyp për të njoftuar atë që kemi filluar dhe punuar gjatë 100 ditëve të para në Ministrinë e Mbrojtjes si pjesë e Qeverisë së re.

1. Është kthyer fokusi në reformat kryesore të mbrojtjes dhe anëtarësimin në NATO
Në ditën e parë si minister e mbrojtjes jam zotuar se do të përkushtohem në përforcimin e imazhit dhe pozicionit ndërkombëtar të vendit tonë, në qëllimin e saj strategjik konsensual të deklaruar – anëtarësimi në NATO. U zotova se do të përkushtohem në sigurimin e reformave të nevojshme të cilat do të risin sigurinë tonë dhe të cilat do të garantojnë një Armatë profesionale dhe efikase. Pas 100 ditëve të kaluara nga puna e Qeverisë dhe e imja so MM, me kënaqësi mund të them se Republika e Maqedonisë sërish konsiderohet si një subject kredibil në skenën ndërkombëtare, është kthyer fokusi drejt reformave kyçe në mbrojtje dhe anëtarësimit në NATO. Kemi dhënë fjalën dhe vërtetë qëndrojmë në të përditë.
Nga vizita e parë zyrtare të delegacionit qeveritar në Bruksel ku patem takime me njerëzit e parë të BE-së dhe NATO-s, përmes takimeve të mia me kolegët ministra të mbrojtjes nga disa vende të rajonit (Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia, Rumania) dhe me përfaqësues të pothuajse të gjitha vendeve-anëtare të NATO-s, kemi bërë një përparim në përfaqësimin e politikës së re të qeverisë për të kthyer shtetin në rrugën e fqinjësisë së mirë, partneritetit dhe bashkëpunimit. Kemi treguar se jemi të gatshëm të përballemi me problemet dhe t’i zgjidhim ato, e jot ë kërkojmë fajtorë dhe të pezullojmë çështjet e pazgjidhura

Bashkësia ndërkombëtare dhe NATO kanë njohur vendosmërinë tonë të shfrytëzojmë mundësinë e dytë pas 11 viteve qëndrim në vend. Të realizojmë reformat për të cilat jemi zotuar. Pas kësaj vijoi mbështetja e qartë e zv/presidentit amerikan Pens, i cili qartë porosity se SHBA, partneri ynë strategjik me të cilin kemi lidhur marrëveshje strategjike bashkëpunimi qëndron pas Republikës së Maqedonisë në përcaktimet e saja për integrim në NATO.
Aleanca e NATO-s është organizatë serioze, anëtaret e saj janë shtete serioze dhe anëtarësimi në një organizatë të këtillë fitohet me përmbushjen e kritereve serioze. Mirëpo, anëtarësimi në NATO për Republikën e Maqedonisë ka domethënie shumë më të madhe. Kjo nënkupton qytetarë të sigurtë, ritje ekonomike më të madhe sepse sjell siguri për investitorët, nënkupton standard më të lartë jete, sespe investitorë të sigurtë dhe qytetarë të sigurtë janë të gatshëm për investim, të hapin vende pune dhe të njëjtat ti paguajnë më mirë. Vetëm me një rajon stabil dhe Maqedoni të sigurtë, ekonomia jonë do të shënojë rezultate positive, ndërsa standardi do të ngritet.

Partneritetet strategjike nuk janë thjesht një fjalë. Ne i kthyem ato në vepra. Stërvitja e përbashkët “Dragoon Guardian” konfirmon se Republika e Maqedonisë është një partner serioz në të cilin NATO dhe partnerët strategjikë mund të mbështeten. Sikurse pjesëmarrja jonë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, për të cilat ARM-ja dhe Maqedonia marrin vetëm fjalë miradije, kanë treguar se ky partneritet strategjik është një plus për Maqedoninë dhe NATO-n. Prandaj jam takuar me paqeruajtësit tanë nga Afganistani, kështu që i kam vizituar ushtarët tanë në ushtrime në Rumani dhe Slloveni – për të treguar se vendi ynë vlerëson sakrificat dhe përpjekjet e tyre.

Fjala është fjalë edhe në qëllimet strategjike. Kjo do të thotë se ne do të përmbahemi si Qeveri, Ministri e Mbrojtjes ndaj detyrimeve që Maqedonia është deklaruar gjatë në drejtim të rritjes së buxhetit të mbrojtjes, e cila është baza për të patur një ushtrie cilësore, profesionale dhe një ushtri me pajisje moderne. Për këtë qëllim kemi propozuar dhe Qeveria ka rënë dakord që në buxhetet e ardhshme çdo vit fondet e destinuara për mbrojtjen dhe sigurinë tonë, për anëtarësim në NATO, të rriten në detyrimin prej 2% të PBV.

Maqedonia – anëtare e 30 e NATO-s, jo vetëm për qëllimin strategjik, por për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë, një Ushtri moderne dhe e kënaqur dhe një shtet me rritje të sigurtë ekonomike.

2. Kemi rifilluar procesin e bllokuar për hartimin e Shqyrtimit Strategjik të Mbrojtjes, i cili është një dokument kyç që përcakton reformat e mbrojtjes dhe reformat në Armatë, një dokument kyç për anëtarësimin në NATO.
Kur morra funksionin, hasa në një bllokadë të plotë të procesit të hartimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes. Ky është dokumenti kryesor i mbrojtjes i shtetit që mundëson ndërtimin e konsensusit në këto politika dhe që lëviz Maqedoninë drejt NATO-s. Shqyrtimi Strategjik i Mbrojtjes është baza mbi të cilën po ndërtohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Mbrojtjes dhe prej aty duhet të lindin të gjitha vendimet për modernizimin e ushtrisë

Shqyrtimi i parë Strategjik i Mbrojtjes u bë në vitin 2004 dhe ishte bazë për reformat tona që synonin anëtarësimin në NATO në atë periudhë.

Qeveria e mëparshme është zotuar dhe gjithashtu ka njoftuar NATO-n se ka filluar punën për Shqyrtimin Strategjik të Mbrojtjes dhe se do të jetë gati deri nga mesi i vitit 2018. Është një dokument serioz që kërkon punë afatgjatë.
Informatat nga Qeveria ishin se ajo ka filluar dy vjet më parë, por në Ministrinë e Mbrojtjes nuk kam hasur asnjë faqe të shkruar.

Në 100 ditët e fundit, ky ka qenë një nga prioritetet tona kryesore. Ne filluam të punojmë në këtë dokument dhe tashmë kemi ofruar mbështetje këshilluese nga zyrat e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar, Bullgaria dhe NATO në Shkup. Sistemin e mbështetjes që ndihmoi Malin e Zi përpara se të bëhet anëtar i NATO-s prej 29 anëtarësh, ne duam ta shfrytëzojmë dhe për këtë tashmë kemi marrë mbështetjen sllovene.

Kemi rifilluar të gjithë procesin pavarësisht vonesës, kemi një plan deri në qershor të këtij viti për të paraqitur këtë dokument strategjik për diskutim dhe për shqyrtim nga publiku. Ky dokument do të përcaktojë se si do të transformohet, si do të modernizohet ARM, në cilin mënyrë do të reformohet i tërë sektori dhe si Maqedonia do të sigurojë anëtarësimin në NATO.

1. Gjendja e brendshme – përmirësimi i gjendjes dhe MM/ARM më efikase

Qëllimi ynë dhe detyra jonë e rëndësishme ishte të përmirësonim kushtet dhe ta bënim Ministrinë e Mbrojtjes më efikase dhe më të mirë në detyrat e saj.

Ju e keni të njohur rastin me prishjen e kontratave për pajisje. Vetëm dy ditë para ndërimit të qeverisë, katër nga kontratat e lidhura u prishën, të gjitha me të njëjtin kontraktues. Kështu ARM humbi 82 milionë euro për modernizim këtë vit.
Gjithashtu zbuluam se fondet për pagat në MM dhe ARM ishin shpenzuar tepër deri në fund të majit 2017 dhe ishim të vetëdijshëm për rrezikun e mospatjes të fondeve të mjaftueshme për pagesën e rrogave, kompensimet për misione dhe një pjesë të pensioneve që paguhen përmes PISM(PIOM), por nga buxheti i mbrojtjes.

Me ribalancin e buxhetit, ne kemi siguruar pagesën e pandërprerrë të pagave, kompensimin e punonjësve në ushtri, pagat e personave të dërguar në misione dhe pensionet që përmenda. (personat të cilët janë pensionuar në fillim në pajtim me Ligjin për Shërbim në ARM).

Mospërfillja e menaxhimit të mëparshëm u zbulua edhe në detyrimin e parealizuar sipas Marrëveshjes Kolektive, për të ndihmuar familjet e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ARM-në në përmbytjet e vitit të kaluar. Kjo padrejtësi është korrigjuar, ne kemi paguar dëmshpërblimin.
Nga ana tjetër, ekzistojnë shembuj tronditës të punës joekonomike për të cilën kemi parashikuar masa dhe ndryshime në mënyrën e punës së Ministrisë. Përveç marrëveshjet kontestuese, shpenzime të fshehtë për përfaqësim, është interesante të theksohet se më 1 qershor kam gjetur një gjendje me avanse të pa-kthyera për udhëtime zyrtare, shkollime dhe misione në vlerë prej 128,670 euro, 234,108 dollarë, disa të marra borxh muaj dhe vite më parë. U deshën rreth tre muaj që të ktheja shumicën e tyre dhe ligji të respektohej nga të gjithë dhe për të gjithë. Për 6 persona jkanë lëshuar padi për borxhet në shuma nga 4000 euro deri në 5500 dollarë. Një prej tyre për fat të keq është anëtar i kabinetit të ish-ministrit, i cili nuk punon në MM, por që 15 ditë para zgjedhjes së qeverisë së re është i është dhënë avans në vlerë prej 5.000 euro për një udhëtim pune që zgjati tri ditë. Ajo që ne po bëjmë tani është se kemi ndryshuar një pjesë të procedurave në mënyrë që kjo situatë të mos ndodhë kurrë më.

Kam biseduar me përfaqësuesit e katër sindikatave rreth standardit të vërtetë të dobët dhe kushteve për punën e ushtarëve. Qëllimi ynë i përbashkët është politika e përmirësimit të situatës që fillon në krye të hierarkisë, duke arritur tek çdo ushtar. Në projektbuxhetin e vitit 2018 për të cilin tashmë po negociojmë, objektivi kryesor është të ofrojë kushte më të mira dhe dinjitoze të punës dhe të përmirësohet pajisjet dhe gatishmërinë e Armatës.
Ne kemi zgjedhur tashmë ofertuesin më të volitshëm dhe kemi nënshkruar një marrëveshje për prokurimin e 3000 palë pantallonave ushtarake. Qëllimi ynë është në vitin e ardhshëm të sigurojmë uniforma të reja për të gjithë përbërjen e ushtrisë.

Gjithashtu kemi filluar procedurën për rindërtimin e dy objekteve në kazermat “Goce Dellçev” dhe “Ilinden” në Shkup, por unë dua t’ju siguroj se kjo është një pjesë shumë e vogël e nevojave të mëdha dhe urgjente për renovimin e lokaleve në të cilat ushtria jonë banon dhe vepron. Por në këtë temë kam në plan një konferencë të posaçme për shtyp mbi të cilën do të shpjegoj situatën dhe planin tonë se si t’i zgjidhim problemet.

Disa nga përfaqësuesit e sindikatave janë ankuar lidhur me politizim në përzgjedhjen e ushtarëve profesionistë, pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake dhe politizim të përgjithshëm të punës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, në periudhën e mëparshme. Kemi bërë ndryshime në procedurën e pranimit për studentëtnë AU, kemi rritur transparencën, e cila tashmë ka dhënë rezultate. Testimi i kandidatëve tani bëhet në mënyrë anonime duke përdorur kod, e jo emër, testet psikologjike kryhen tërësisht në QMU, por edhe me anëtarë të jashtëm nga klinika shtetëroe. Epilogu është – 23 kandidatë të pranuar dhe jam e kënaqur që në një procedurë transparente të plotësojmë edhe kushtet e përfaqësimit të drejtë, si dhe kemi anëtarë të dy gjinive, meshkuj dhe femra gjë që tregon se profesioni i ushtarit, oficerit, karriera në ARM nuk është ekskluzivisht për meshkuj.

Në fund, dëshiroj të theksoj kënaqësinë time se tre muajt e fundit, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata ishin në dispozicion të qytetarëve për ndihmë. ARM u përfshi në shuarjen e zjarreve dhe Ministria e Mbrojtjes siguroi shpërblime monetare për ushtarët e përfshirë në zjarrfikje. Fondet do të paguhen kur të lejohet ligjërisht, pas procedurës së plotë të zgjedhjeve. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë për përdorimin kapacitetet në kampin ushtarak në Ohër qytetarëve të cilët ishin alarmuar nga tërmetet e shumta dhe ARM sot ndihmon pdër të ndërtuar ura lokale që ishin shkatërruar nga përmbytjet në rajonin e Tetovës.

Kjo tregon se marrëdhënia midis qytetarëve dhe Armnatës është e fortë dhe se vetëm në këtë mënyrë ne mund ta bëjmë këtë vend një vend më të sigurt dhe më të mirë për të jetuar.

Unë jam e vetëdijshme se presionet e forta të partizimit nga e kaluara kanë ulur motivimin e profesionistëve në këtë sektor. Profesionistët i bëjnë institucionet e forta dhe efikase dhe kjo do të jetë një nga politikat e përhershme që do të jenë të rëndësishme për Maqedoninë që të bëhet anëtare e NATO-s dhe të përmirësojë Armatën e saj për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vet.

Faleminderit!

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail