Shënohet 16 vjetori i tragjedisë në Karpallak

Sot para pllakës përkujtimore në Karpallak në kujtim të ushtarëve të vrarë të cilët u vunë në mbrojtje të atdheut, në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial, një delegacion i përbashkët i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë bënë homazhe dhe vendosën kurorë me lule të freskëta.

Në pllakën përkujtimore të mbrojtësit Saso Kitanoski, Nane Naumovski, Branko Sekuloski, Marco Despotoski, Erdoan Shabanoski, Ljube Grujoski, Darko Veljanovski, Vebi Rushitoski, Goran Minoski dhe Pece Sekuloski, kurora me lule të freskëta vendosën delegacione nga Parlamenti, nga Zyra e Presidentit, anëtarët familjeve të ushtarëve të rënë, përfaqësues të bordit të mbrojtësve të Republikës së Maqedonisë, shoqata dhe organizata civile, përfaqësues të partive politike dhe të qeverisjes vendore nga Prilepi.

Memoriali i sotëm për mbrojtësit u shënua edhe në qytetin e lindjes të heronjve maqedonas, në Prilep, para kompleksit Karpallak ku u bënë homazhe dhe u vendosën kurora. Gjithashtu gjatë këtij viti, në kuadër të shënimit përkujtimor, delegacione nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë vendosën buqetë me lule të freskëta mbi varrin e secilit mbrojtës individualisht.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail