Porosi nga Deklarata e Përbashkët e firmosur nga vendet e Grupit A5: Mbështetje e qartë për integrimin e plotë në NATO si parakusht për stabilitet dhe siguri

Krerët e delegacioneve të Kartës së Adriatikut- SHBA, të kryesuar nga kryesuesi dhe presidenti i takimit, ministrja Shekerinska sot firmosën Deklaratën e Përbashkët.

„Në takimin e sotëm plenar, të gjitha vendet konfirmuam vendosmërinë tonë për të ecur në rrugën drejt integrimit të plotë të këtij rajoni brenda komunitetit euroatlantik. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të ruajmë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e këtij rajoni “, tha ministrja Shekerinska pas firmosjes.

Shekerinska theksoi se Republika e Maqedonisë është e vendosur të bëhet vendi anëtar i 30-të i NATO-s dhe vendet e Kartës së Adriatikut-SHBA e mbështesin këtë plotësisht.

„Njëri nga konkluzionet nga takimi është mbështetja e qartë për Republikën e Maqedonisë në arritjen e anëtarësimit të plotë në NATO. Poashtu, përshëndetëm edhe kontyributin e Bosnjë dhe Hercegovinës në operacionet e NATO-s dhe përkushtimin e saj ndaj dialogut rajonal, bashëkëpunimit dhe sigurisë, tha Shekerinska.

Ministrja tha se vendet-anëtare të A5 në deklaratën e Përbashkët konfirmuan rolin e rëndësishëm të SHBA-së, Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë si vende anëtare të plota të NATO-s në mbështetjen e vendeve tjera aspirante.

Në kuptim të pjesëmarrjes në misione paqeruajtëse, ministrja theksoi se vendet e A5 do të vazhdojnë bashkërisht të kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin global. „Kemi vërejtur vendimet kombëtare për pjesëmarrje më të madhe në misionin „Mbështetje e Vendosur” dhe shprehëm gatishmërinë për të shqyrtuar mundësi tjera për pjesëmarrje të përbashkët në aktivitete tjera të NATO-s, në pajtim me nevojat e Aleancës dhe mundësitë tona”, shtoi ministrja.

Një pjesë e Deklaratës së Përbashkët i referohet qëndrimit pozitiv të vendeve të A5 rreth nismës së Maqedonisë lidhur me perspektivat gjinore në një kontekst më të gjerë të sigurisë dhe ambiciet e Maqedonisë për të pasur një rol udhëheqës në zbatimin e saj.

Si përfundim i takimit ministror të realizuar me sukses, ministrja Shekerinska tha se në të kaluarën rajoni ka qenë shumë herë sfidues për Evropën, por vendet nuk do të lejojnë historinë të përsëritet. “Kjo iniciativë e rëndësishme, kontaktet e ndërsjella dhe mirebesimi tregojnë se qasja jonë ndryshon. Veprat tona tregojnë se bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm një frazë, por është një realitet. Ne shpresojmë dhe jemi të vendosur që të gjitha vendet tona të bëhemi pjesë e NATO-s dhe në këtë mënyrë të projektojmë stabilitet, siguri dhe prosperitet.

Kryesimin me Kartën e Adriatikut- SHBA nga viti i ardhshëm e merr Mali i Zi.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail