Ministrja Shekerinska viziton “Ujqërit”: Fjala është fjalë – në vitin 2018 rritje e pagës për të gjithë pjesëtarët e ARM-së, përmirësim i kushteve dhe mjeteve të punës

„Buxheti i vitit 2018 i cili hyn zyrtarisht në procedurën parlamentare konfirmon se Qeveria dhe unë, si ministër, do të realizojmë atë për të cilën jemi obliguar, dhe pas kaq shumë vitesh të sigurojmë mjete për rritjen e pagave të të gjithë atyre që janë në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë në vlerë prej dhjetë për qind”, tha ministrja Radmilla Shekerinska, e cila vizitoi njësinë speciale “Ujqërit” në Regjimentin e Operacioneve Speciale të ARM-së në kazermat “Ilinden”.

Pas mbajtjes së ushtrimit për “neutralizimin e një grupi terrorist në një kullë shumë qëllimore”, ministrja tha se bëhet fjalë për një njësi e njohur për profesionalizmin dhe përvojën e saj, pjesëtarët e së cilës ishin të parët që përfaqësonin Maqedoninë në misionet ndërkombëtare.

„Fakti është se pikërisht njerëzit tek të cilët shteti shpesh mbështetej edhe në situatat më të vështira, shpesh u harruan nga institucionet dhe nga ata që janë përgjegjës për ofrimin e kushteve të mira të punës”, tha ministrja. Ajo shtoi se kjo gjë do të ndalet dhe se kjo rritje, megjithëse e vonuar, vjen në momentin e duhur për të treguar se Maqedonia është serioze në mbështetjen e ushtrisë së saj, por edhe më serioze në aspektin e ambicjes sonë kryesore – anëtarësimit në Aleancën e NATO-s.

Ministrja Shekerinska gjithashtu theksoi se reformat në ushtri dhe në mbrojtje nuk ndalen. “Ajo që kemi biseduar sot ishte se ne duhet të bëjmë më shumë në këmbënguljenë për standarde profesionale dhe objektive. Pjesëtarët e ushtrisë duhet të dijnë se do të vlerësohen sipas aftësive dhe njohurive të tyre, dhe jo duke favorizuar individët apo parti politike,” tha ministrja.

Shekerinska gjithashtu informoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë siguruar fonde për përmirësimin e kushteve dhe mjeteve të punës dhe njoftoi se në vitin 2018 janë siguruar fonde për dy konkurset për pranimin e ushtarëve profesionistë në rradhët e ARM-së.


facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail