Jolevski: Ministrat e Mbrojtjes nga SHBA- Karta e Adriatikut në deklaratën e nënshkruar të përbashkët në Trakoshçan mbështesin fuqishëm Republikën e Maqedonisë për marrje sa më të shpejtë të ftesës për anëtarësim të plotë në NATO

Ministri Jolevski u shpreh i kënaqur me miratimin e Deklaratës së Përbashkët të Ministrave të Mbrojtjes të SHBA – Karta e Adriatikut e cila thekson se mbështet fuqishëm Maqedoninë për të marrë sa më shpejt ftesën për anëtarësim në NATO, gjithashtu rikonfirmuan mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për integrimin Euro-Atlantik të Maqedonisë dhe theksuan se integrimi i Maqedonisë është në interesin jetik të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Në fjalimin e tij gjatë takimit në Dvor, Kroaci, ministri Jolevski tha se Maqedonia, si një anëtare themeluese e kësaj iniciative ka vlerësuar lartë rolin e A-5 si një katalizator për bashkëpunimin e mbrojtjes në rajon. Maqedonia ka treguar se ajo kontribuon në bashkëpunimin rajonal të mbrojtjes përmes të qenurit nikoqire e Task Forcave Mjekësore Ballkanike, ndërsa deri në vitin 2020 do të jetë edhe nikoqire e Brigadës për  Evropën Juglindore – SEEBRIG. Vendet A5 japin mbështetje njëra tjetrës në integrimet euroatlantike. Gjithashtu japin kontributin e përbashkët në misionin e NATO-s “Resolute Support”.

Në raport me bashkëpunimin, ministri theksoi se Maqedonia vazhdon të jetë e interesuar në projektet rajonale në frymën e “mbrojtjes së zgjuar”, si në zhvillimin e kapaciteteve rajonale, qendra trajnimi, mirëmbajtjen e përbashkët të sistemeve komplekse të mbrojtjes, etj.

„Qasja rajonale ndaj sfidave rajonale është qasje nga e cila shtetet anëtare të kësaj iniciative do të përfitojnë. Mbështetja reciproke dhe bashkëpunimi i ngushtë do të na ndihmojë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon “, ka përfunduar ministri Jolevski.

Në margjinat e takimit, ministri Jolevski realizoi edhe disa takime bilaterale, përfshirë atë me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, SH.T. Damir Krstiçeviq dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA, Michael Carpenter. Në takim u rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer me këto dy vende mike dhe gjithashtu i është dhënë përkrahje e plotë të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në aleancën e NATO-s.

Republika e Maqedonisë në vitin e ardhshëm 2017 merr presidencën e SHBA- Kartës së Adriatikut, me çrast në vendin tonë do të organizojë një takim ministror, si dhe takim mes shefave të Shtabit të Forcave të Armatosura të shteteve anëtare. Gjithashtu, në Maqedoni vitin e ardhshëm do të realizohet dhe stërvitja e përbashkët “Joint Reaction-17″, me çka do të ndikohet në ndërveprimin e ushtrive të grupit A-5.

SHBA –Karta e Adriatikut në formatin A-3 është themeluar në vitin 2003 nga Maqedonia, Kroacia, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 në Kartë u bashkuan  edhe Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail