Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska informoi ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s mbi përparimin në hartimin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska informoi ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në Maqedoni për progresin mbi hartimin e dokumentit strategjik kryesor në mbrojtje, Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes.

Rishikimi i fundit Strategjik i Mbrojtjes u miratua 14 vjet më parë. Ministria e Mbrojtjes është angazhuar që dokumenti i ri të miratohet deri në fund të qershorit. Hartimi i tij ka hyrë në fazën përfundimtare.

„Qëllimi ynë është të kemi një ushtri të vogël, moderne dhe fleksibile që do të ketë vendin e saj në NATO. Ne vlerësuam rreziqet e reja të sigurisë dhe reformat e propozuara në Armatë dhe Ministri. Me rritjen e buxhetit të mbrojtjes, ne hapëm mundësinë për fillimin e reformave. Procesi i zhvillimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes për të cilin kemi pasur një kohë të shkurtër, ishte i suksesshëm për shkak të ekipit cilësor që ka punuar në të, për shkak të mbështetjes dhe përfshirjes së NATO-s dhe aleatëve në proces. Jemi mirënjohës për mbështetjen e qeverive të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që dërguan këshilltarë që ndihmuan në përgatitjen e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, si dhe ndaj zyrës së NATO-s në Shkup dhe shteteve tjera anëtare që kontribuan. Procesi përfshirës në zhvillimin e RSM është me rëndësi të madhe për zbatimin efektiv të reformave,” tha ministrja.

Ministrja Shekerinska tha se qeveria pritet të miratojë Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes para Samitit të NATO-s dhe u bëri thirrje ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s që të kontribuojnë me këshillat e tyre mbi zbatimin e RSM, i cili do të vendosë bazën për një plan afatgjatë për zhvillimin dhe modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Ministrja shprehu pritjet e Qeverisë për mbështetjen për Maqedoninë në samitin e ardhshëm të NATO-s.

Ambasadori i SHBA-së Jess Bailey tha se mund të dëshmojë për punën e vlefshme të zyrtarëve kompetentë nga ministria dhe ushtria, në bashkëpunim me ekspertë amerikanë dhe britanikë. Ambasadori britanik Charles Garrett iu drejtua kolegëve të tij duke u kërkuar atyre që nëse duan të kenë bashkëpunim konstruktiv me Maqedoninë që do të ketë rezultat – kjo është mundësia. Ai tha se reformat e mbrojtjes janë të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë dhe rajonin, por edhe për sigurinë kolektive.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail