Urime nga ministrja Shekerinska me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Kombëtare

Të dashur qytetarë, pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, më lejoni t’ju uroj ditën e kryengritjes, ditën kur populli maqedonas dhe të gjithë qytetarët në Maqedoni treguan vullnetin, vendosmërinë dhe kurajën e tyre për të luftuar për më të shenjtën, lirinë.

Maqedonia në historinë e saj ka luftuar shumë herë dhe ka fituar lirinë dhe demokracinë. Shumë herë kemi qenë në udhëkryq – a do të shkojmë në humnerë dhe do të humbasim gjithçka që kemi krijuar nëpër breza. Por në të gjitha ato momente të vështira, momente pasigurie dhe rreziku, të gjithë së bashku, të bashkuar, pavarësisht nga përkatësia jonë etnike dhe fetare, arritëm jo vetëm të konsolidojmë lirinë, demokracinë, barazinë, por edhe ta shpiejmë atë në një nivel më të lartë.

Sot, me pjesëmarrjen tonë në misionet paqeruajtëse, ne demonstrojmë se i ndajmë të gjitha vlerat dhe idealet e botës demokratike dhe marrim pjesë aktive në përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të vendosur demokracinë në nivel global.

Prandaj, në këtë ditë, unë uroj jo vetëm kryengritjen popullore, por edhe vigjilencën dhe vendosmërinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për të jetuar vlerat moderne që i ngjajnë një demokracie moderne evropiane.

Le të mbetemi të vetëdijshëm për gjithçka që kemi arritur deri më tani, për të gjitha sakrificat që ky komb i ka dhënë dhe të punojmë më shumë dhe gjithnjë për të ruajtur dhe zhvilluar lirinë, barazinë dhe demokracinë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail