Urim nga ministrja e mbrojtjes me rastin e Ditës së Republikës

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska iu uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë festën e madhe Ilinden.

- „Sot festojmë 114 vjet nga Kryengritja e Ilindenit dhe 73 vjet nga mbledhja e parë e ASNOM-it. Së bashku me ju, qytetarët, pa dallim feje, etnie, gjinie dhe besimi, të krijojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë! Gëzuar Dita e Republikës -2 gusht, Ilinden!“

Me rastin e festës së sotme “Ilinden”, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska së bashku me një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabit i Përgjithshëm, vendosën kurora me lule të freskëta dhe u perulën përpara varrit të Goce Dellçevit në kishën Shën. Spas në Shkup.

Një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm vendosën kurora edhe përpara monumentit ASNOM-it, monumentit të Nikolla Karevit dhe të monumentit të Metodi Andonov Çentos në Shkup dhe në memorialin “Meçkin Kamen” në Krushevë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail