Shekerinska: Edhe publiku ekspert dhe politik në Maqedoni janë të bashkuar në mesazhin se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë rritje e sigurisë, rritje e parashikueshmërisë dhe në të njëjtën kohë mundësi për rritje më të madhe ekonomike

“Midis faktit dhe fantazisë – çka do të sillte anëtarësimi i Maqedonisë në NATO”, është titulli i debatit të sotëm dhe prezantimi i dy hulumtimeve të pavarura mbi efektet e anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë, i cili u organizua nga Instituti Evropian i Politikave, dhe u hap nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Ministrja Shekerinska në fillim të fjalës së saj të hapjes u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e institucioneve shtetërore dhe sektorit civil. Ajo theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë beson fuqimisht se ky vend mund të bëhet një shoqëri më e mirë, më e integruar, më e begatë, përmes anëtarësimit në NATO dhe BE.

- “Qëndrimi i të gjithë 29 anëtarëve të aleancës së NATO-s është i njëjtë, se Maqedonia është gati të bëhet shtet anëtar i 30-të. Dhe kjo është diçka për të cilën duhet të jemi krenarë, sepse ky vend shpejt arriti të kompensojë humbjen. Megjithatë, procesi kuptohet do të varet nga përfundimi i procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe mesazhet që do të dërgohen nga Republika e Maqedonisë për të gjithë periudhën e ratifikimit. Ne praktikisht gjysmën e parë të 2019 do të jemi në gjendje të funksionojmë në tryezën e NATO-s, si një anëtar de facto. Por tëq drejtën e votës do ta fitojmë pasi të kemi marrë pasi procesi të përfundojë plotësisht me ratifikimin në të gjitha shtetet anëtare të aleancës. Dhe këtë që ne po bëjmë tani ndihmon ky proces të jetë i suksesshëm “, tha ministrja në hapjen e debatit.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha:

“Edhe publiku ekspert dhe politik në Maqedoni janë të bashkuar në mesazhin se anëtarësimi në NATO për Maqedoninë do të thotë rritje e sigurisë, rritje e parashikueshmërisë dhe në të njëjtën kohë mundësi për rritje më të madhe ekonomike. Shembujt që kemi parë nga fqinjëqsia  por edhe më gjerë tregojnë se Anëtarësimi në NATO inicion një proces të rritjes ekonomike, lëvizshmëri dhe guxim më të madh midis investitorëve vendas, por sidomos rritja e interesit nga investimet e huaja që menjëherë ka efekt për më shumë vende pune dhe më mirë të paguara. Sigurisht, ne ramë dakord që nuk duhet të presim që anëtarësimi në NATO të zgjidhë të gjitha problemet tona, por që është një proces i rritjes, transformimit dhe përmirësimit të shtetit. Në fund gjithçka do të varet nga pikat tona të forta, gjithçka do të varet nga kapaciteti ynë dhe fuqia e qytetarëve për t’u siguruar mundësi më të mira për jetesë”.

Simonida Kacarska – drejtore e Institutit Europian të Politikave, tha se anëtarësimi në NATO do të sjellë zhvillim në rritje dhe do të tërheq investime.

“Bazuar në përvojat e vendeve të tjera që janë bashkuar me NATO-n në 10 vitet e kaluara, ajo tha që sigurisht ne mund të presim rritje të zhvillimit, rritje të  fluksit të investimeve të huaja direkte, por me një dozë kujdesi se shumë prej këtyre pritjeve dhe efekteve në fakt varen nga vet ne, nga zbatimi i reformave të brendshme, dhe nëse do të jemi në gjendje të aftësojmë ekonominë vendase, si dhe institucionet tona për të përballuar sfidat e detyrimeve nga anëtarësimi”.

Dy gazeta të pavarura kërkimore, një dedikuar për “përfitime shumëdimensionale dhe efektet e anëtarësimit në NATO,” dhe një nga “përfitimet ekonomike dhe sfidat e anëtarësimit në NATO”, përmes fakteve dhe paraleleve me vendet e rajonit që tashmë janë pjesë e Aleancës ë NATO-s tregojnë përfitimet reale për qytetarët e Maqedonisë nga anëtarësimi në Aleancë.

Të dhënat ekonomike për vendet në rajon tregojnë një rritje dramatike të treguesve të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto dhe rritjes së investimeve të huaja direkte krahasuar me periudhat pesëvjeçare para dhe pas anëtarësimit në NATO. Studimet tregojnë se efektet mund të vërehen menjëherë, siç mund të shihet nga të dhënat për Malin e Zi, e cila u bë anëtare e Aleancës në vitin 2017. Në këtë vend rritja e investimeve të huaja direkte, vetëm një vit pas bashkimit me NATO-n, është 147%.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail