Dita për Mysafirë të Shquar në stërvitjen „Dragoon Guardian 17“- partneriteti midis ARM-së dhe Armatës së SHBA-së në vepër

Sot në poligonin ushtarak Krivollak u mbajti Dita e Hapur për Mysafirë të Shquar në stërvitjen “Dragoon Guardian 17″, e cila u ndoq nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Zaev, ministrja e mbrojtjes dhe zëvendëskryeministre në Qeveri, Radmilla Shekerinska, Shefi i Shtabit  të Përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Metodi Veliçkovski, ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Bailey, ministrat të qeverisë së RM, zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe mbrojtjes, atashe dhe përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s.

Fillimisht nënkoloneli Vasil Mitevski raportoi para ministres Shekerinska për aktivitetet në planin e realizimit të stërvitjes „Dragoon Guardian 17”.

Ministrja Shekerinska shprehu mirënjohje dhe urime për të gjithë pjesëtarët e dy armatave të përfshira në stërvitje.

Pjesëmarrësit u drejtuan për të parë të parin nga dy aktivitetet trajnuese të planifikuara për sot, ku pjesëtarët e njësive inxhinierike të dy ushtrive dhe kryen një demonstrim për përballje me pajisjeve plasëse të improvizuara. Në aktivitetin e dytë trajnues u prezantua përpunimi i pistës në  PU Krivolak për fluturake pa pilot.

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë për shtyp shprehu kënaqësinë që Armata maqedonase merr pjesë në aktivitete stërvitore me ushtrinë amerikane, të cilat zbatohen nëpër të gjithë botën, së bashku me trupat amerikan dhe ushtarë nga vendet e BE-së duke u kujdesur për paqen e përgjithshme në botë dhe duke mbrojtur lirinë.

„Jam veçanërisht i kënaqur që ushtarët duke marrë pjesë në stërvitjet ushtarake këtë mënyrë hapin rrugën e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO,” – tha Zaev, duke shtuar se ai është krenar që kemi një ushtri, e cila mund të bartet krah përkrah me profesionistë nga ushtria e SHBA-së.

Ambasadori i SHBA në Maqedoni, SH.T. Jess Bailey tha se stërvitja është një mundësi për të paraqitur bashkëpunimin ushtarak në vepër.

„Shohim ushtarë amerikanë dhe maqedonas duke punuar së bashku në dy detyra specifike për njësitë inxhinierike. Siç e dini edhe vetë, në çdo operacion ushtarak njësitë Inxhinierike janë një komponent kyç. Kjo është një dëshmi se ushtarët tanë bashkërisht mund të përballen me detyrat. Ky lloj i aktiviteteve të gjithashtu ndihmon këto njësi, jo vetëm për t’u përgatitur për operacionet ushtarake, por edhe për ngjarje humanitare… Ne besojmë se ky aktivitet ndihmon në promovimin e aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në NATO”, – shtoi Bailey.

Në sërvitjen “Dragoon Guardian 17″ marrin pjesë 300 pjesëtarë të forcave skuadronit tokësor inxhinierik të ushtrisë së SHBA-së për Evropë dhe 95 pjesëtarë të Batalionit Inxhinierik nga Brigade Parë e Këmbësorisë e Mekanizuar e ARM-së, si dhe një çetë e AABK  me pajisje dhe mjete për të kryer objektiva dhe detyra të shumta, përfshirë këtu edhe përgatitjen e pistës me gjatësi prej 300 metra për fluturake pa pilot.

Stërvitja e cila filloi më 28 korrik dhe do të zgjasë deri më 10 gusht, është projektuar për të trajnuar dhe për të avancuar mirëkuptimin dhe mirëbesimin reciprok dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail