Sekretari i Shtetit Nikoliq u takua me një ekip ekspertësh gjerman për planifikim strategjik

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq u takua me një ekip ekspertësh për planifikim strategjik nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, i cili qëndron për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë.

Rishikimi i ri Strategjik i Mbrojtjes dhe Strategjia e re e Mbrojtjes janë dy segmente kyçe të procesit të reformave të iniciuara nga udhëheqja e re e MM. “Ne jemi tani në fazën vendimtare të përgatitjes së dokumenteve”, tha sekretari i shtetit Nikoliq në takim. Ai falënderoi për mbështetjen e Gjermanisë dhe theksoi se Ministria është fort e përkushtuar në zbatimin e reformave që kanë për qëllim përmirësimin e standardit të jetesës dhe punës së secilit pjesëtar të ARM-së dhe për arritjen e qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë – anëtarësimit në NATO.

Ekipi i ekspertëve ndodhet në Maqedoni për të përcaktuar proceset e reformës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë, si dhe për të zbuluar segmente në të cilat Ministria e Mbrojtjes e Republikës Federale të Gjermanisë mund të mbështesë zbatimin e këtyre reformave. Mbështetja e RF të Gjermanisë pritet edhe në procesin e zbatimit të Shqyrtimit Strategjik të Mbrojtjes.

Gjatë vizitës, ekspertët gjermanë gjithashtu u takuan me të gjithë personat relevantë të përfshirë në proceset e reformës në Ministri, Grupin kryesor koordinues për Shqyrtimin Strategjik të Mbrojtjes, autoritetet e politikës dhe planifikimit dhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail