Sekretari i Shtetit Nikoliq vizitoi kadetët nga Maqedonia të cilët ndodhen në stërvitje dimërore në Mal të Zi

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq, dje dhe sot është duke vizituar kadetët e Akademisë Ushtarake “Gjenerali Mihailo Apostollski”, të cilët kryejnë stërvitje në kushte dimri në Qendrën e Skijimit Kolashin në Malin e Zi.

Gjatë takimit me kadetët dhe komandantët e tyre dhe instruktorët, Nikoliq shprehu kënaqësinë me kushtet për zbatimin e stërvitjes dimërore. Sekretari i Shtetit gjithashtu ndoqi pjesën praktike të stërvitjes në ski dhe prodhimin e objekteve të improvizuara-iglu të destinuara për strehim në kushte dimri.

Stërvitja në kushte dimri për kadetë nga Akademia Ushtarake tradicionalisht realizohet për herë të gjashtë në Kolashin, Mal të Zi, që kontribuon gjithashtu në marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy ministrive dhe dy vendeve.

Nikoliq në Mal të Zi u takua me Sllobodan Filipoviq, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi. Në takim u theksua edhe një herë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm bilateral, mbështetja e Malit të Zi për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe u diskutuan aktivitetet e planit të bashkëpunimit dypalësh për vitin 2018, si dhe konsultimet e ardhshme dypalëshe që do të mbahen në Maqedoni në mars në nivel të sekretarëve të shtetit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail