Sekretari i Shtetit Dragan Nikoliq në një vizitë pune në Malin e Zi

Një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga Sekretari i Shtetit Dragan Nikolic më 9 shkurt 2019 qëndroi në një vizitë pune në Mal të Zi, ku vizitoi kadetët nga viti i dytë i Akademisë Ushtarake

“Gjenerali Mihailo Apostolski” të cilët stërviten në kushte dimrit- ski në qendrën e skijimit Kolashin në Mal të Zi. Gjatë vizitës, delegacioni maqedonas pati takim me një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Malit të Zi, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi, Slobodan Filipoviq. Në përbërjen e delegacionit nga Ministria e Mbrojtjes së  Republikës së Maqedonisë ishte Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Malin e Zi, Z. Mihajlo Trpkovski

Gjatë takimit të Sekretarit të Shtetit, Nikoliq me kadetët dhe komandantët e tyre dhe instruktorët u theksua mbështetja e ushtrive dhe plotësimi i kushteve për realizimin e trajnimit në kushtet e dimrit – ski.
Dy delegacionet ndoqën edhe pjesë praktike të përpunimit të objekteve të improvizuara për akomodim në kushte dimri dhe realizimin e trajnimit në ski.
Stërvitja në kushte dimri për kadetët nga AU tradicionalisht për herë të tetë realizohet në Kolashin, Mal të Zi, gjë që kontribuon gjithashtu në marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy ministrive.

Sekretari i Shtetit Nikoliq falenderoi mikpritësin e tij për urimet me rastin e nënshkrimit të Protokollit të Pranimit të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe për mbështetjen e përgjithshme që Mali i Zi i jep në procesin e bartjes së

përvojave të tyre në kontekstin e integrimit në NATO.

Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes të Malit të Zi, Filipoviq uroi procesin e përfunduar me sukses të nënshkrimit të Protokollit të Pranimit dhe shprehu besimin se së shpejti do të ratifikohet në Parlamentin e Malit të Zi.
Në takim sërish u theksua  bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dypalësh dhe mbështetja e hapur e Malit të Zi në procesin e

pranimi dhe integrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO. Në takim gjithashtu u diskutuan aktivitetet e Planit Bilateral për bashkëpunim për vitin 2019, si dhe për Planin Aksional.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail