Dy intervista me ministren Shekerinska për France 24: Evropa ka konfirmuar suksesin tone

fr24-frTelevizioni France 24 realizoi dy intervista 17 minutëshe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në frëngjisht dhe anglisht, ku ministrja u përgjigj pyetjeve rreth mundësive të Maqedonisë për integrimin euroatlantik, mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë, luftën kundër korrupsionit dhe reformat në sistemin gjyqësor, në kalimin nga një shtet i kapur në një shtet të lirë, si dhe për krizën që e parapriu atë.

E pyetur nga gazetarët francezë Caroline de Camare nga TV France 24 dhe Dominique Bayar nga Radio France International, nëse Maqedonia mund të llogarisë në mbështetjen e Presidentit francez Macron për anëtarësimin në BE dhe NATO, Shekerinska tha:

„Kryeministri ynë pati një takim në Sofje me Presidentin Macron dhe jemi të lumtur që ai e përkrah Maqedoninë për anëtarësim në NATO, por është e vërtetë që Franca ka një qëndrim pak më të ndryshëm në lidhje me zgjerimin e BE. Duhet të dihet se në rastin e Maqedonisë nuk po flasim për anëtarësimin në BE, por për fillimin e negociatave. Është diçka ndryshe, është një proces i vështirë dhe i gjatë që varet nga ne, fuqia jonë e ndryshimit dhe e reformës, por edhe e shteteve anëtare të BE-së. Unë do të përdor fjalët e Macron: Mos prisni derisa të lindë rasti. Tani ka një mundësi në Ballkan, dhe kjo nuk ndodh shpesh. Europa tani thotë, po, ka sukses në Ballkan. Kjo është një mundësi e rrallë për Maqedoninë që është plot me dallime etnike dhe fetare, por është një demokraci funksionale”.

Në pyetjen e drejtpërdrejtë nëse Shekerinska pret që Maqedonia të nisë negociatat me BE në samitin e qershorit, ministrja tha se është optimist sepse ” që diçka të bëhet në Ballkan duhet të jesh optimist dhe të punohet”. Shekerinska tha se Maqedonia ka investuar shumë në marrëdhëniet me fqinjët e saj dhe marrëveshja me Bullgarinë, pa ndërmjetësim nga jashtë, tregoi pjekurinë e të dy vendeve. “Unë mendoj se e njëjta gjë do të ndodhë me Greqinë,” tha ministrja.

Gazetarët francezë përkujtuan vizitën e ministrit të SHBA-së dhe vlerësuan se rruga e Maqedonisë drejt NATO-s është duke u hapur, me ç’rast Maqedonia ka mbështetjen nga SHBA. Ata e pyetën ministren se çfarë përpjekjet janë bërë për të siguruar mbështjetjen e SHBA-së për t’u bashkuar me Aleancën.

„Maqedonia ka punuar shumë për pranimin e vendit në NATO, për shumë vite mbrapa. Dhe ne jemi gati. Ne kemi dhënë shumë sinjale se detyrimet e NATO-s do të respektohen. Tani po flasim me grekët për të zgjidhur çështjen e mbetur, por ne gjithashtu kemi punuar shumë për reformat e mbrojtjes. Në fund të qershorit do të përfundojmë me një strategji të re të sigurisë që u mbështet nga NATO dhe disa shtete anëtare dhe kemi përmirësuar edhe praninë tonë në operacione jashtë vendit. Është e qartë se Maqedonia është një partner besnik, i cili mund të japë shumë. Maqedonia është një vend i vogël që mund të kontribuojë shumë për stabilitetin e Ballkanit,” tha Shekerinska.

E pyetur: “Sidoqoftë ka një çështje që e pengon Maqedoninë nga anëtarësimi dhe kjo ilustrohet nga aktgjykimi për korrupsion nga ish-kryeministrit Gruevski i cili qeverisi me vendin për 11 vite. Çfarë mund të ndryshoni ju lidhur me këtë çështje (korrupsionin)?” Shekerinska tha:

„Gjatë krizës krijuam një institucion të ri që merret vetëm me çështjet e korrupsionit, shpërdorimit të pushtetit, por për nivele të larta. Për një kohë të gjatë, njerëzit në Maqedoni mendonin se politikanët më të lartë ishin të paprekshëm dhe ky ishte një problem për sundimin e ligjit. Unë mendoj se hetimet, por edhe procesi në vazhdim, treguan se askush nuk është mbi ligjin dhe ky është një mesazh për ne si një qeveri e re. Gjithashtu filluam me reforma për të rritur transparencën e institucioneve, qeverisë. Flas për një qeveri të hapur, gazetarët dhe mediat kanë qasje të lirë në informacion, dhe kjo është një lloj presioni mbi qeverinë dhe për parandalimin e korrupsionit “, tha Shekerinska në intervistën me France24 dhe Radio France International.

Në intervistën e dytë, në pyetjen e gazetarit nga editorialja angleze Catherine Nicholson rreth mundësive që pas samitit të qershorit Maqedonia të fillpjë negociatat me Bashkimin Evropian, Shekerinska tha:

„Gjithnjë konsiderohej se Maqedonia ka 3 probleme të ndryshme strategjike – marrëdhëniet ndëretnike, problemi me Greqinë dhe problemi me Bullgarinë që zgjati gati një dekadë. Kjo është qeveria e parë që hyjnë në zgjidhjen e tri problemeve në një periudhë prej më pak se 12 muaj, dhe nëse nuk vlerësohen dhe nuk mbështeten këto ndryshime, njerëzit do të mendojnë se edhe kur ka ndryshim, nuk ka asnjë reagim. Unë mendoj se kjo eko do të jetë shumë e rëndësishme për Ballkanin …. Bashkimi Evropian ka një mundësi për të treguar respekt për vlerat e tyre kryesore dhe kundër valës së nacionalizmit dhe populizmit në të gjithë kontinentin evropian, do të thotë se kur një ndryshim në një pjesë të vogël të kontinentit të Evropës, si Ballkani, ky ndryshim mund të shtrihet edhe në vende të tjera” tha Shekerinska.

E pyetur në lidhje me kontestin e emrit, ministrja tha se ishte e punohet shumë për të gjetur një zgjidhje.

„Ne po punojmë shumë, shpresojmë se do të ketë një zgjidhje dhe kjo kërkon shumë guxim dhe përkushtim, por gjithashtu kërkon angazhim nga BE. Ne bëjmë gjithçka në Maqedoni, rrezikojmë shumë, por qytetarët tanë presin që kjo me të vërtetë të hapë dyert. Nuk flasim për anëtarësimin në BE nesër, po flasim për fillimin e negociatave, që është një proces i gjatë dhe i vështirë”.

„Ministrja theksoi se raporti i KE-së identifikon qartë suksesin në reformat në Maqedoni.

„Kemi nevojë që procesi i negocimit për reformat të ruajë drejtimin – për të hyrë në procesin e qëllimeve, kontrollit dhe përmbushjes,” tha ministrja Shekerinska.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail