Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg mbërriti në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti sonte në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Kjo është vizita e parë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s pasi Maqedonia mori ftesën për anëtarësim në Aleancë dhe e dyta nga fillimi i këtij viti. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, Sekretari i Përgjithshëm u mirëprit nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

„Në një vit, për herë të parë ndodh që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Maqedoninë dy herë si një vend që nuk është ende anëtar i Aleancës së NATO-s. Bota vërtet e vlerëson atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë dhe i jep mbështetje të fuqishme dy qëllimeve tona strategjike – anëtarësimit në BE dhe anëtarësimit në NATO”, tha sot ministrja Shekerinska gjatë pritjes së mysafirit të lartë të NATO-s.

Në shtojcë ju përcjellim xhirime dhe fotografi nga pritja e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Stoltenberg, në aeroportin në Petrovec.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail