Intervistë e ministres Shekerinskës për DW: Maqedonia është e fokusuar në reformat, anëtarësimi në NATO dhe BE është një mundësi për një rajon stabil dhe zhvillim ekonomik

Ministrja e Mbrojtjes dhe Zëvendës-kryetare e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, dje në Berlin dha intervistë për Deutsche Welle në Berlin. Në intervistën me gazetaren Sumi Somaskanda, Shekerinska iu përgjigj disa pyetjeve.

„Asgjë e madhe nuk arrihet pa njëfarë optimizmi”, kështu që në njëfar mënyre kemi një fillim stimulues. Fillim stimulues për agjendën e reformave në vend, kemi përmbyllur kontesin që kemi patur me Bullgarinë dhe kemi arritur një marrëveshje vetëm dy muaj pasi u zgjodhëm si qeveri e re, kështu që kemi treguar një lloj tjetër të politikëbërjes, një sjellje të ndryshme, një sjellje evropiane në Ballkan, dhe ne besojmë se kjo mund të funksionojë edhe në rastin e çështjes me mosmarrëveshjen tonë me Greqinë”, tha ministrja në pyetjen rreth mundësive për zgjidhjen e kontestit të emrin.

Intervista vazhdon me çështjen e optimizmit të qytetarëve të Maqedonisë dhe demonstratave në Greqi, të cilës ministrja iu përgjigj se ndërsa disa nga qytetarët e të dy vendeve do të jenë të pakënaqur dhe ka të ngjarë që të dyja qeveritë të marrin kritika, sidoqoftë roli i qeverive është të zgjidhin problemet.

„Unë besoj se secili kompromis, veçanerisht mes dy vendeve, do të lërë një pjesë të caktuar të popujve tanë të pakënaqur. Nuk do të fitojmë duartrolitje për zgjidhjen e kësaj çështje. Me siguri të dy qeveritë do të marrin kritika. Mirëpo, roli i qeverive është të zgjidhproblemet dhe të udhëheq, e jo të dorëzohen nën presion të grupeve, individëve, partive që në fakt mund të preferojnë një Evropë të ndarë”, tha Shekerinska.

Ministrja theksoi se integrimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian është një çështje strategjike për të cilën të gjithë qytetarët pajtohen.

„Ne kemi bërë përpjekje për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së, praktikisht që nga pavarësia jonë. Ky është një nga qëllimet që bashkon vendin. Maqedonia është një vend shumë i ndryshëm sa i përket grupeve etnike, grupeve fetare dhe gjuhëve, dhe nëse ekziston vërtet një pikë ku të gjithë takohen duke përfshirë parti të ndryshme politike, ky është objektivi strategjik për t’u bashkuar në mënyrën si perëndimi u bashkua me Aleancën e NATO-s dhe BE-në”, theksoi ministrja.

E pyetur se pse beson se anëtarësimi në BE dhe NATO do të jetë një forcë kundër nacionalizmit, Shekerinska thotë:

„Kur në vitin 2008 morëm veton greke për anëtarësimin tonë në NATO, kjo e bëri vendin më të frustruar, më të izoluar dhe vakumi politik nuk ekziston, kështu që ai mbush me shumë gjëra, përfshirë edhe nacionalizmin. Unë nuk besoj se NATO dhe BE mund të largojnë nacionalizmin automatikisht. Kjo nuk do të ndodhë. Por duke i dhënë shpresë popullit, duke dhënë perspektivën për një rajon më të integruar dhe kontinent më të integruar, duke u dhënë atyre perspektivën e rritjes ekonomike që zakonisht vjen me anëtarësimin në NATO dhe BE është i vetmi ilaç që ne mund t’i ofrojmë këtij kontinenti që lufton nacionalizmin. Këtë e kemi parë për shembull në 2005 dhe 2006, kur Maqedonia bëri hapa të shkëlqyeshëm drejt BE-së dhe vendi dukej si një shembull pozitiv në Ballkan. Kjo është diçka që ka funksionuar “.

Ministrja gjithashtu foli rreth përvcaktimit të objektivave përkundër përcaktimit të afateve kohore, si dhe planeve për mbrojtjen e buxhetit të mbrojtjes dhe rritjes së kontigjentit maqedonas në misionin e NATO-s në Afganistan dhe vazhdimin e mbështetjes për misionin e KFOR-it në Kosovë.

Më poshtë gjeni linkun e videos dhe transkriptin nga intervista e MM Shekerinska për Deutsche Welle.

Sekerinska za DWMe ne ndodhet Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë. Faleminderit që jeni me ne në program znj. Shekerinska.

G: Dua t’ju pyes lidhur me mosmarrëveshjen rreth emrit të vendit tuaj. Kjo është një mosmarrëveshje që ka vazhduar për dekada të tëra. Çfarë është ajo që e bën kryeministrin tuaj të ketë besim se tani mund të përmbyllet kaq shpejt, deri në korrik.
Sh: Si që thot një shprehje, “Asgjë e madhe nuk arrihet pa njëfarë optimizmi”, kështu që në njëfar mënyre kemi një fillim stimulues. Fillim stimulues për agjendën e reformave në vend, kemi përmbyllur kontesin që kemi patur me Bullgarinë dhe kemi arritur një marrëveshje vetëm dy muaj pasi u zgjodhëm si qeveri e re, kështu që kemi treguar një lloj tjetër të politikëbërjes, një sjellje të ndryshme, një sjellje evropiane në Ballkan, dhe ne besojmë se kjo mund të funksionojë edhe në rastin e çështjes me mosmarrëveshjen tonë me Greqinë.
Nënkuptohet se nevojiten dy veta për tango, dhe suksesi do të varet nga dy qeveritë dhe nga të dy anët që dëshirojnë të zgjidhin kontestin. Mirëpo, bisedimet ndërmjet dy kryeministrave, na dhanë shpresë se të dy vendet do ta shfrytëzojnë këtë mundësi sepse do të ndihmojë edhe Maqedoninë edhe Greqinë.
G: Pra nuk është vetëm qeveria domethënë, edhe populli maqedonas duket optimist lidhur me zgjidhjen e kësaj çështje, populli grek jo edhe aq. Kemi parë demonstratat atje, a paraqet kjo një sfidë tjetër?!!
Sh: Unë besoj se secili kompromis, veçanerisht mes dy vendeve, do të lërë një pjesë të caktuar të popujve tanë të pakënaqur. Nuk do të fitojmë duartrolitje për zgjidhjen e kësaj çështje. Me siguri të dy qeveritë do të marrin kritika. Mirëpo, roli i qeverive është të zgjidhproblemet dhe të udhëheq, e jo të dorëzohen nën presion të grupeve, individëve, partive që në fakt mund të preferojnë një Evropë të ndarë, një Ballkan të ndarë. Pra, normalisht qeveritë janë aty për tu kritikuar, por qeveritë janë aty edhe për të zgjidhur çështjet.
G: Tani dëshiroj t’ju pyes: Ju keni qenë avokate për tu bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së. Keni thënë në një intervistë në fund të vitit të kaluar se vendi juaj ka ngecur tashmë dhjetë vjet dhe se kjo është e rëndësishme. Gjithashtu keni thënë se kjo është e rëndësishme për vendin tuaj që të mënjanoj nacionalizmin. Gjithashtu kemi parë disa nga imazhet në Kuvendin tuaj prillin e kaluar, ku ekstremistët vërsulën Brenda ndërtesës. Përse mendoni se anëtarësimi në BE dhe NATO do të jetë një forcë kundër nacionalizmit? Tek e fundit, neve kemi parë nacionalizëm edhe përbrenda BE.
Sh: Ne kemi bërë përpjekje për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së, praktikisht që nga pavarësia jonë. Ky është një nga qëllimet që bashkon vendin. Maqedonia është një vend shumë i ndryshëm sa i përket grupeve etnike, grupeve fetare dhe gjuhëve, dhe nëse ekziston vërtet një pikë ku të gjithë takohen duke përfshirë parti të ndryshme politike, ky është objektivi strategjik për t’u bashkuar në mënyrën si perëndimi u bashkua me Aleancën e NATO-s dhe BE-në. Kjo ka qenë një bazë e shkëlqyer dhe motor për reformat tona. Kur në vitin 2008 morëm veton greke për anëtarësimin tonë në NATO, kjo e bëri vendin më të frustruar, më të izoluar dhe vakumi politik nuk ekziston, kështu që ai mbush me shumë gjëra, përfshirë edhe nacionalizmin. Unë nuk besoj se NATO dhe BE mund të largojnë nacionalizmin automatikisht. Kjo nuk do të ndodhë. Por duke i dhënë shpresë popullit, duke dhënë perspektivën për një rajon më të integruar dhe kontinent më të integruar, duke u dhënë atyre perspektivën e rritjes ekonomike që zakonisht vjen me anëtarësimin në NATO dhe BE është i vetmi ilaç që ne mund t’i ofrojmë këtij kontinenti që lufton nacionalizmin. Këtë e kemi parë për shembull në 2005 dhe 2006, kur Maqedonia bëri hapa të shkëlqyeshëm drejt BE-së dhe vendi dukej si një shembull pozitiv në Ballkan. Kjo diçka që ka funksionuar.

G: Tani “shpejtë” është fjala kyçe këtu, sepse edhe kancelarja Merkel tha sot se e sheh se vendi juaj është në rrugën e drejtë për t’u bashkuar me BE-në. Sa shpejt mendoni se në të vërtetë do të ndodhë kjo, sa shpresues jeni?
Sh: Paj për në NATO, reformat që kemi bërë në të kaluarën dhe tani në të vërtetë na lejojnë të shpresojmë të presim që në korrik të marrim ftesën, ndërsa BE sigurisht që është një proces më i ngadaltë, kërkon më shumë dhe është më i larmishëm që mbulon shumë aspekte. Ne nuk qeverisemi me lojëra datash. Ne nuk caktojmë data, ne caktojmë qëllime, dhe qëllimet tona janë në të vërtetë për ta transformuar vendin dhe për të përmirësuar disa nga dobësitë. Pra, për ne është shumë e rëndësishme të kthehemi në rrugën që është BE dhe NATO dhe pastaj datat do të pasojnë varësisht nga ajo se sa shpejt e transformojmë vendin dhe japim rezultatet.
G: Ju jeni ministre e Mbrojtjes; Dua t’ju pyes për NATO-n, sepse ka shumë presion mbi anëtarët e NATO-s që të shpenzojnë më shumë, të paktën dy përqind nga buxheti i tyre kombëtar. A është gati Maqedonia për këtë?
Sh: Po, kemi bërë një plan se si të rritet buxheti ynë, buxheti i mbrojtjes. Kur ishim afër anëtarësimit në NATO në vitin 2008, shpenzimet tona të vërteta në mbrojtje ishin 2,17% kështu që në fakt e kemi aritur këtë objektiv edhe pa qenë i njëjti objektiv. Por tani, pas 10 viteve të shkurtimeve, situata nuk ishte aq e mirë, prandaj ky është viti kur rritëm buxhetin e mbrojtjes për 15%, dhe pastaj u zotuam që ta rrisim atë çdo vit duke e aritur objektivin në kohë . Ne gjithashtu kemi rritur pjesëmarrjen tonë në misionet e udhëhequra nga NATO si në Afganistan, me 20% dhe vazhdojmë mbështetjen tonë për misionin e KFOR-it në Kosovë.
G: Pra, perspektiva për Maqedoninë është e mirë. Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë. Faleminderit edhe njëherë që ishit sot në programin tone.

Sh: Faleminderit per ftesen

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail