Deklaratë e ministres Shekerinska për festën e 11 tetorit në Prilep: Shprehim respekt për luftëtarët e rënë për liri dhe kujdesemi për standardin e atyre që sot mbrojnë interesat tonë shtetëror

Kremtimi i “Ditës së Kryengritjes – 11 Tetori” u festua tradicionalisht në Prilep me një ceremoni solemne dhe vendosje të luleve të freskëta në monumentin e Metodija Andonov Çento, në monumentin e Kuzman Josifovski Pitu dhe përmendoren memoriale Mogila e të Pamposhturve.

Delegacioni i qeverisë, i udhëhequr nga Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski i shoqëruar nga ministri i investimeve të huaja, Adnan Qahil dhe zëvendësministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski, vendosën lule të freskëta dhe shprehën nder luftëtarëve të rënë të Luftës Nacionalçlirimtare.

Në këto ceremony morri pjesë edhe një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-lejtnant Metodija Veliçkovski.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përgëzoi këtë festë të madhe me mesazhin se “të gjithë ata që luftuan për liri janë të pamposhtur dhe si rezultat i luftës së tyre shumë vite më parë, sot Maqedonia është shtet i pavarur dhe sovran, por edhe se çdo brez ka luftën e vet”.

Ministrja Shekerinska theksoi se “vendi ynë tregon se është i pjekur të vazhdojë të zhvillojë demokracinë dhe ekonominë dhe të forcojë sigurinë, dhe se në këtë ditë, përveç respektit që u kushtojmë luftëtarëve të rënë, është koha t’iu kushtohemi edhe atyre që sot pa rezervë mbrojnë shtetin tonë dhe interesat shtetërore.

Prandaj, theksoi Shekerinska qeveria e Republikës së Maqedonisë në buxhetin e vitit 2018 arriti të sigurojë 10 përqind rritje të të gjitha pagave në ARM.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail