Shekerinska: Lajmi i mirë na bashkoi të gjithë

„Sot kam vërtetë nderin e madh si ministre e mbrojtjes të shoh se si të gjitha vendet anëtare të NATO-s na dëshiruan mirëseardhje shumë të ngrohtë, shumë të fuqishme dhe shumë të zëshme në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike në botë. Maqedonia tashmë nuk është e izoluar, Maqedonia konsiderohet si një nga lajmet e ralla të mira në kontinentin evropian. Siguria e kufijve tanë nuk e garantojmë vetëm ne, por edhe aleanca dhe kjo pa mëdyshje sjell siguri më të madhe në shtetin tonë, si edhe siguri në rajon”, tha ministrja Shekerinska sot, pas nënshkrimit historik të protokollit për aderim për anëtarësim në Aleancë në Bruksel nga përfaqësuesit e përhershëm të 29-të vendeve – anëtare.

Ministrja Shekerinska theksoi se ky është një sukses për të gjithë qytetarët e atdheut tonë, një sukses që kërkonte vullnetin, përkushtimin dhe guximin e një brezi të udhëheqësve dhe patriotëve të cilët morën një vendim që synon të ardhmen. “Ky është rezultati që kemi arritur atëherë kur u ulëm dhe u përqendruam në agjendën e brendshme, kur u ulëm dhe e kthyem mbrojtjen në fokusin tonë politik”, tha ministrja.

„Është një nder i madh për mua që të marr pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s për herë të parë javën e ardhshme në emër të vendit tonë dhe në emër të çdo qytetari. Si grua e parë ministre e mbrojtjes, unë do të kem kënaqësinë të përfaqësoj të gjithë qytetarët e vendit tonë në këtë aleancë më të fuqishme ushtarako-politike,” tha Shekerinska. Ajo shtoi se kjo përcjell dy mesazhe – njëra që vendi ynë e di se çfarë dëshiron dhe mund ta bëjë atë realitet; tjetra për të gjithë të rinjtë tanë, qofshin djem apo vajza, se çdo gjë varet nga ëndrra e tyre, gjithçka varet nga ajo se sa mundohen dhe punojnë dhe gjithçka varet nga mundësitë që ato krijojnë. Ëndrra, theksoi ministrja, është ajo që na çon përpara dhe na bën vërtetë të bëjmë mrekulli në jetën tonë dhe në jetën e vendit tonë.

Ministrja tha se investitorët vendas dhe ndërkombëtarë nuk kanë më nevojë të shqetësohen nëse investimet e tyre janë të sigurta dhe se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen nëse siguria e shtetit është e garantuar. “Institucionet do të jenë në gjendje të ofrojnë mundësi shtesë për biznesin, por edhe për qytetarët që të paguhen më mirë dhe të hapen më shumë vende pune”, tha Shekerinska.

„Kemi sjllë një vendim strategjik që sundimin autokratik dhe jetën në izolim t’i lëmë pas vete dhe të përkushtohemi në ndërtimin e aleancave me kombet evropiane,” përfundoi ministrja.

Me nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit, përfaqësuesit e Maqedonisë do të marrin pjesë në të gjitha takimet e Aleancës, ndërsa pjesëmarrja e parë zyrtare e ministres do të ndodhë javën e ardhshme kur ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s në nivel të ministrave të mbrojtjes.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail