Ndryshime në Marrëveshjen Kolektive për punonjësit e MM dhe ARM –së, shpërblimi jubilar do të paguhet për të gjithë punonjësit që janë nëpunës pa ndërprerë mbi 15 vjet

Ministrja Radmilla Shekerinska sot njoftoi punonjësit e ministrisë dhe ushtrisë, si dhe të gjithë publikun maqedonas se shpërblimi jubilar që ende nuk është paguar, gjë që shkaktoi pakënaqësi të madhe mes punonjësve, do të paguhet plotësisht për të gjithë punonjësit e MM dhe ARM që punojnë mbi 15 vite në këto institucione.

Ministrja theksoi se që nga viti 2013, kur u nënshkrua Marrëveshja Kolektive, nuk ishte respektuar dispozita për pagesën e shpërblimi jubilar dhe se asnjë pjesëtarë i ARM-së dhe punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes nuk pat fituar këtë të drejtë që i ishte garantuar.

„Të gjitha këto vitet e kaluara, 700 punonjës që kualifikohen për shpërblimin e vjetorit kanë paditur Ministrinë e Mbrojtjes. Nga këto 700 padi, 250 janë përfunduar dhe gjykatat kanë vendosur në favor të paditësve. Në këto gjykime, MM-ja ka paguar jo vetëm shpërblime jubilare, por edhe tarifa gjyqësore për një kohë të gjatë”, tha ministrja, duke shtuar se në bazë të këtyre padive, Ministria pagoi mbi 13 milionë denarë, nga të cilat mbi 7.5 milionë ishin shpenzime gjyqësore.

Sipas Marrëveshjes Kolektive të vitit 2013, vetëm ata që kishin punuar për 15 vjet në MM dhe ARM, por jo ata që punonin më gjatë, kishin të drejtën e shpërblimit jubilar. Prandaj sot, bashkë me përfaqësuesit e sindikatës me nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive u korrigjua kjo padrejtësi.

„Sollëm një vendim që është i zbatueshëm, me bazë ligjore dhe etike, të ndryshojmë këtë artikull në Marrëveshjen Kolektive dhe vërtetuam të drejtën për shpërblim jubilar për ata që kanë 15 vjet përvojë, por edhe ata që kanë më shumë se 15 vjet. Pra sot, së bashku me sindikatën përfaqësuese me të cilën është nënshkruar marrëveshja kolektive në vitin 2013 kemi rënë dakord dhe nënshkruar një ndryshim në Marrëveshjes Kolektive që do të mundësojë shbërblimin jubilar që duhet të paguhet për të gjithë të punësuarit në MM dhe ARM që kanë 15 ose më shumë vjet stash pune të vazhdueshme”, tha Shekerinska.

Ministrja falënderoi Sindikatën e Mbrojtjes dhe Sigurisë për shpejtësinë dhe efikasitetin dhe falënderoi edhe sindikatat e tjera të mbrojtjes që ishin të pranishëm në takim.

Presidenti i Sindikatës të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Risto Ajtov dhe nënshkruesi i Marrëveshjes Kolektive nga viti 2013, shprehën kënaqësinë që me Ministrinë dhe ministren Shekerinska mbyllën një segment tjetër të detyrimit nga Marrëveshja Kolektive dhe theksoi se Sindikata do të vazhdojë të luftojë për promovimin e të drejtave e punonjësve në të ardhmen që do të shpiejë në punëtorë të kënaqur me produktivitet më të madh.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail