Ministria e Mbrojtjes për herë të parë iu ndan grante shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve përmes thirrjes publike

Ministria e Mbrojtjes për herë të parë shpall thirje publike për ndarje të mjeteve për mbështetje financiare të projekteve nga shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet. Fondet janë miratuar në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 dhe do të përdoren për mbështetje financiare të projekteve që synojnë afirmimin e proceseve dhe vlerave me rëndësi për shtetin dhe Ministrinë. Këto janë integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, popullarizimi i shërbimit në ARM, rritja e transparencës në mbrojtje, si dhe kontributet në krijimin e politikës së mbrojtjes dhe reformat e mbrojtjes, dhe rëndësia dhe roli i perspektivave gjinore në këtë fushë.

Të drejtë pjesëmarrjeje në thirrjen publike kanë shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet në Republikën e Maqedonisë që plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrjen publike. Shuma totale e fondeve të miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2018 është 3.000.000 denarë.

Shpërndarja e fondeve do të bëhet në përputhje me praktikën e mirë për sigurimin e fondeve të përcaktuara në Kodin e Praktikave të Mira për Mbështetjen Financiare të Shoqatave të Qytetarëve dhe Fondacioneve.

Zgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të kritereve nga Kodi i Praktikave të Mira për Përkrahjen Financiare të Shoqatave dhe Parimeve të Qytetarëve, si dhe në bazë të kritereve specifike për vlerësimin e projekteve të propozuara.

Alokimi i këtyre fondeve në vitet e kaluara është bërë përmes takimeve dhe marrëveshjeve të drejtpërdrejta dhe thirrja publike e tanishme është e para e llojit që siguron transparencë në ndarjen e fondeve, si dhe shanse të barabarta për të gjithë shfytëzuesit e interesuar që plotësojnë kushtet e përcaktuara.

Kjo thirrje publike është një konfirmim tjetër i funksionimit transparent të Ministrisë së Mbrojtjes në fushat ku duhet të përfshihet publiku dhe ku duhet të merret parasysh interesi publik, siç është përdorimi i fondeve buxhetore për afirmimin e projekteve dhe vlerave me rëndësi për shtetin dhe për Ministrinë.

Ftojmë të gjitha shoqatat qytetare dhe fondacionet që plotësojnë kushtet e thirrjes publike, jo më vonë se 30 prill, të paraqesin projektet dhe idetë e tyre me të cilat do të përfshihen në proceset për ngritjen e standardeve në shoqërinë tonë.

Kërkesa dhe formulari i aplikimit janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes www.morm.gov.mk.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail