Jolevski në mbledhje për krizën e migrantëve: Maqedonia ka dhënë kontribut të madh në mbrojtjen e Evropës; nevojitet bashkëpunim i zgjeruar dhe integrim në familjen Euro-Atlantike

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski sot morri pjesë në mbledhjen e përbashkët të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme të vendeve nga Bashkëpunimi Mbrojtës në Evropën Qendrore dhe nga vendet e Forumit të Salzburgut, që mbahet në Vjenë, Austri.

Në këtë takim, përkushtuar menaxhimit të përbashkët të sfidave të migracionit, Jolevski tha se Maqedonia ka dhënë një kontribut të madh në mbylljen rrugës ballkanike të refugjatëve dhe sugjeroi që institucionet shtetërore në Maqedoni kanë reaguar përkatësisht, në mënyrë efektive dhe të koordinuar.

Në këtë kuptim ai theksoi edhe ndihmën solidarizuese që Maqedonia e ka marrë nga Austria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Sërbia, si vende që dërguan oficerët e tyre të policisë bë kufirin verior dhe atë jugor si mbështetje për policinë e Maqedonisë.

Ministri Jolevski në fjalën e tij u ndal edhe në hapat e ardhshëm të cilat nevojitet të ndërmerren me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. „Ne presim që të gjitha masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian, Aleanca e NATO-s dhe shtetet në këtë format, do të japin rezultate të mria. Në këtë kontekst, nga Bashkimi Evropian presim angazhim intensiv dhe lidership.” Ministroi shtoi se marrëveshja BE-Turqi duhet patjetër të respektohet, se ekziston nevja për avancimin e koordinimit dhe shkëmbimit të informatave dhe të dhënave ndërmjet shteteve të të ashtuquajturës „Rruga Ballkanike,” ndërsa poashtu edhe atë se duhet të përshpejtohen proceset e integrimit të vendeve nga rajoni në BE dhe NATO.

„Sfidat e krizës migrante aktuale na tregojnë se takimet e këtij lloji duhet të bëhen praktikë e regullt, me pritjet që të njëjtat të japin një shtysë të re për forcimin e bashkëpunimit“, tha ministri para ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme nga 14 vende të Evropës, përfshirë edhe ministrin e punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu.

Në margjinat e takimit, ministri Jolevski realizoi edhe takim dypalësh me ministrin austriak të mbrojtjes, Hans Peter Doskozil.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail