Ministri Jolevski në vizitë tek objektet e akomodimit të ARM-së në kufirin jugor

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, sot bëri një vizitë tek objektet e akomodimit të Armatës së së Republikës së Maqedonisë në kufirin jugor, në rrethinën e Bogdancit.

Me këtë rast ministri Jolevski theksoi se gjatë vizitës së sotme, nga kryekomandantët dhe komandantët e ARM-së të cilët janë përgjegjës për sigurimin e kufirit tonë jugor, u informua se gjendja në kufi është stabile dhe se numri i migrantëve është zvogëluar konsiderueshëm. „Krahasuar me periudhën para saktësisht një viti kur gjatë koordinimit të shteteve të të ashtuquajturës Ruta Ballkanike, të mbyllet kjo rrugë e lëvizjes, numri i kalimeve ilegale është ulur shumë, ndërsa gjithashtu nga vjeshta e kaluar tendenca e kalimeve kufitare është zvogëluar shumë,” tha Jolevski.

„Armata e Republikës së Maqedonisë dhe institucionet në Maqedoni ndjekin me kujdes gjendjen në kufirin jugor dhe zhvillimin e krizës së migratëve. Kemi zhvilluar plane përkatëse nëse rritet fluksi i migrantëve në Republikën e Maqedonisë nga ana e kufirit jugor,” shtoi ai.

Në kuadër të vizitës, ministri pati edhe një drekë të përbashkët me pjesëtarët e ARM-së të stacionuar në kufirin jugor të cilët mbështesin Policinë në përballjen me krizën e migrantëve.

Republika e Maqedonisë dhe ARM në shumë raste dhanë mbështetje fisnike në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, shtetit, por edhe në kuptimin më të gjerë, në rajon dhe Evropë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail