Jolevski në Ditën e Regjimenti për Operacione Speciale: 23 vjet ekzistencë, zhvillim dhe udhëheqje në Armatë

Ju keni vendosur standart për cilësinë dhe për gjithë atë që nënkupton një luftëtar të vërtetë, ndërsa guximi, patriotizmi, trajnimi, ndershmëria juaj njihen dhe vlerësohen shumë në vend dhe jashtë vendit. Këtë ua tha ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski pjesëtarëve të Regjimentit për Operacione Speciale në ceremoninë e sotme në kazermën “Ilinden” me rastin e Ditës së Regjimentit për Operacione Speciale.

Ministri Jolevski në fjalën e tij u ndal në disa segmente krucijale të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e regjimentit. “Me qëllim të forcimit tuaj, prioritet në tre vitet e fundit ka qenë plotësimi i regjimentit. Ne kemi ndryshuar Rregulloren për t’i dhënë përparësi kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret për t’u bërë pjesëtarë të njësive speciale të ARM-së”, tha ministri. Gjithashtu, regjimenti është pjesë e procesit të modernizimit me pajisje personale dhe makina ushtarake të reja. “Pas 16 vjetësh, ky është modernizimi më serioz që ndodh. Unë jam i sigurt se vitin e ardhshëm kjo ditë do të rreshtohet me pajisje të reja,” tha Jolevski.

Në aspekt të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, ministri u ndal në lidhjen midis pjesëtarëve të regjimentit me familjen e zgjeruar të njësive speciale të Aleancës së NATO-s. “Jo rastësisht në vitin 2015 vizituam Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Tampa, ndërsa gjithashtu u lidhëm me forcat speciale të Polonisë. Unë pres që këto iniciativa të rezultojnë me aktivitete konkrete, trajnime dhe stërvitje”, tha ministri.

Në Ditën e Regjimentit, Jolevski tha se produkti i këtij zhvillimi të zgjeruar është edhe përfshirja aktive e njësive të deklaruara të regjimentit në stërvitjet ndërkombëtare, me çka do të zgjerohen mundësitë e trajnimit, përvojës dhe ndërveprimit me partnerët.

Për aktivitetet vijuese në të ardhmen, ministri tha se Regjimentit për Operacione Speciale vazhdon të jetë prioritet i Ministrisë. “Ju jeni burimi i oficerëve trima me standarde qartë të përcaktuara që duhen të reflektohen. Ju jeni një shembull për të gjithë pjesëtarët e Armatës”, tha ministri dhe njoftoi se në të ardhmen organizimi i kurseve për nënoficerë do të ketë prioritet ushtarët profesionistë, pikërisht nga Regjimenti.

“Profesionalizmi dëshmohet vazhdimisht përmes ekzekutimit të përditsëhm të detyrave të caktuara. Funksioni i juaj kryesor është gatishmëria luftarake, si kusht për përmbushjen e funksionit kushtetues – mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit, pavarësisë dhe karakterit unitar të Republikës së Maqedonisë “, theksoi në fjalën e tij, ministri Jolevski.

Forcat speciale në Republikën e Maqedonisë janë formuar më 1 mars, 1994. Në 23 vjet të ekzistencës, njësia u transferua në Regjiment për Operacione Speciale i përbërë nga Batalioni i Operacioneve Speciale – “Ujqërit” dhe Batalioni i Renxherëve.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail