Jolevski: Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kontribuon në zhvillimin e ARM-së

Ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Zoran Jolevski dhe Nikolla Popovski sot në kazermën “Ilinden” – Shkup, ishin të pranishëm gjatë vizitës së delegacionit të lartë të Kongresit amerikan në Batalionin e Policisë Ushtarake.
Delegacioni i përbërë në kongresmenëve i udhëhequr nga kongresisti Bob Goodley i cili është Kryetar i Komitetit Gjyqësor patën mundësi të mësojnë në lidhje me aktivitetet e Batalionit të Policisë Ushtarake dhe pjesëmarrjen e tyre të mëparshme në misionet paqeruajtëse.
Ministri Jolevski në fjalimin e tij para Kongresit dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit ka falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e SHBA-ve në drejtim të pajisIMIT, pjesëmarrjes në trajnime dhe stërvitje në mënyrë që të përmirësojnë aftësitë mbrojtëse të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se bashkëpunimi i deritanishëm i lartë me SHBA do të vazhdojë edhe më tej. “Ky bashkëpunim i cili del nga Marrëveshja për Partneritet Strategjik dhe Bashkëpunim nga viti 2008 dhe Memorandumit për Bashkëpunim në Mbrojtjen dhe Marrëdhëniet Ushtarake nga viti 1994, si dhe bashkëpunimi me vendet e tjera të NATO-s kanë mundësuar që sot ne të kemi pjesëtarë të Ushtrisë që qëndrojnë krah për krah me ushtri të tjera dhe që janë të gatshëm për të kontribuar për paqen dhe sigurinë globale” – shtoi Jolevski.
„Republika e Maqedonia ka një qëllim të përcaktuar qartë, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO,” – tha ministri Popovski. Ai shtoi se anëtarësimi është i rëndësishëm sepse i njëjti do të kontribuojë në zhvillimin e Maqedonisë dhe vendeve të tjera në rajon dhe do të kontribuojë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve, dhe me këtë edhe në një rajon stabil dhe një Evropë stabile.
Kongresmeni Goodley shprehu kënaqësinënga prezantimi dhe vuri në dukje se ata çmojnë përpjekjet e Maqedonisë në promovimin e paqes dhe sigurisë përmes pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan. Ushtarët maqedonas kanë fituar reputacion të lartë në mesin e partnerëve dhe aleatëve që marrin pjesë në misionet paqeruajtëse. Ai shtoi se Batalioni i Policisë Ushtarake dhe njësitë e tjera të Armatës së Republikës së Maqedonisë demonstrojnë një nivel të lartë të profesionalizmit duke ruajtur kufijtë e Maqedonisë dhe sigurinë e qytetarëve gjatë përballjes me krizën e migracionit.
- „Jam i kënaqur që programet tona të trajnimit dhe pajisimit kanë arritur rezultate të shkëlqyera në përmirësimin e kapaciteteve të batalionit. Ne do të mbetemi të përkushtuar në mbështetjen dhe bashkëpunimin me ju edhe më tej “, – tha Goodley.
Për qëllimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë nga viti 1996 deri më sot, nëpërmjet fondeve FMF (fond i SHBA-së për ndihmë ushtarake për jashtë) janë ndarë 115 milionë dollarë për pajisje dhe shërbime, si automjete të blinduara dhe pjesë këmbimi të tyre, mjete optike për vezhgim në erësirë, mjete moderne të komunikimit, armë, fluturake pa pilot dhe pajisje të tjera dhe më shumë. Në periudhën e ardhshme këto fonde do të vazhdojnë të përdoren në mbështetje të ARM-së dhe modernizimin e saj.

Delegacioni nga Kongresi Amerikan nga 06-15 maj ndodhet për vizitë në Greqi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Itali.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail