Filloi zhvillimi profesional në oficerë në ARM për nënoficerët dhe ushtarët profesional që kanë kryer shkollim të lartë

DSC_8457--„Në këtë moment, ju filloni një fazë të re në jetën tuaj, fazë kjo e cila nëpërmjet zhvillimit profesional në Akademinë Ushtarake, në disa muajt e ardhshëm do të realizoni ëndërrën tuaj dhe do të bëheni oficerë të të Armatës së Republikës së Maqedonisë,” i porositi ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski sot në Akademinë ushtarake, 23 nënoficerët dhe ushtarët profesional të cilët kanë kryer arsimim lartë civil dhe janë paraqitur në konkursin për zhvillim profesional në disa specializime në Armatë. Ky lloj i zhvillimit profesional organizohet pas më shumë se tetë viteve, ndërsa personat të cilët patën mundësi të paraqiten në këtë konkurs të Minisrisë i përkasin grupit të nënoficerëve dhe ushtarëve profesional në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Ministri Jolevski, në orën e parë akademike,  theksoi se në kuadër të procesit edukativ 3 mujor do të arrihen disa qëllime thelbësore, edhe atë krijimi i oficerëve mirë të shkolluar, kompetent në kuptimin teknik, taktik dhe të liderit, kuadër që do të posedojë shkathtësi, dituri dhe aftësi të duhura për tu përballur me të gjitha sfidqat e profesionit. Qëllimi kryesor i shkollimit dhe trajnimit në Akademinë Ushtarake është krijimi i liderëve, të përgatitur psiko-fizikisht dhe moralisht dhe të aftësuar profesionalisht për kryerjen e detyrave të formacionit në Armatën e Republikës së Maqedonisë në të gjitha kushtet.

„Ne jemi krenarë me ju dhe entuziazmin tuaj dhe dëshirën e pashueshme për zhvillim profesional dhe ndërtimin e një karrierë të suksesshme si ushtarë profesionistë dhe nënoficerë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë, krahas obligimeve tuaja profesionale të zakonshëm mblodhët forcë për të kryer edhe arsimit të lartë universitetar në vend,” shtoi ministri në fjalimin e tij.DSC_8473--

Zhvillimi profesional dhe trajnimi i 23 kandidatëve nënoficerë dhe ushtarë profesionistë kryhet pas shpalljes së Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas nevojës të Shtabit të Përgjithshëm në 6 fusha profesionale,  edhe atë në fushën ligjore, furnizimet e ushqimit, teknike, financiare, muzikë dhe të trafikut.

Me mundësinë për të prodhuar oficerë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, Ministria e Mbrojtjes tregon se kujdeset për zhvillimin e punonjësve të ministrisë dhe pjesëtarëve të Armatës, dhe se bëhen përpjekje që në mënyrën më përshtatshme të përdoren aftësitë dhe njohuritë e secilit pjesëtar të Ushtrisë, veçanërisht në fushat ku Armata ka nevojë për plotësim.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail