Maqedonia pret Komitetin Ushtarak të NATO-s

Komiteti Ushtarak i NATO-s (KUN) përshëndet progresin e bërë nga Republika e Maqedonisë në drejtim të anëtarësimit në NATO, i cili tani është më i sigurtë, si dhe përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta, tha në fjalimin hyrës nga zëvendëskryetari i KUN, gjeneral-lejtnant Steven Shepro në hapjen e sesionit të sotëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s në Shkup. Kjo është vizita e parë e Komitetit Ushtarak të NATO-s në formatin e një sesioni të përhershëm në Maqedoni, i cili zhvillohet me ftesë të Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Zëvendëskryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s mirëpriti pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë në misionet paqeruajtëse dhe kontributin e dhënë në përmirësimin e sigurisë ndërkombëtare. “Ne ju inkurajojmë të vazhdoni me këto reforma dhe ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me ju për të zhvilluar më tej aftësitë tuaja të mbrojtjes në përputhje me standardet e NATO-s”, tha gjenerali Shepro.

Duke ju drejtuar përfaqësuesve të përhershëm ushtarakë të Komitetit Ushtarak të NATO-s, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se ky aktivitet kyç i trupit më të lartë ushtarak të NATO-s që po ndodh sot në Shkup tregon se integrimi i Maqedonisë në Aleancë tashmë merr formën dhe pamjen e vet.
Publiku sot ka mundësinë të shohë me sytë e vet se anëtarësimi në NATO nuk është më një objektiv i largët dhe i paarritshëm. Mundësinë e lëshuar në vitin 2008 e kthyem në tryezë dhe bëmë të arritshme të kemi një ftesë dhe një fillim të bisedimeve me aleancën më të fuqishme ushtarako-politike të sotme. Sot Maqedonia pret trupin më të vjetër të përhershëm të Aleancës në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Ky organ është lidhja më e rëndësishme midis vendimeve politike të NATO-s dhe strukturës ushtarake. Kjo është një uverturë për sa i përket qëllimit tonë strategjik: Republika e Maqedonisë të jetë në tryezë në të cilën vendosen çështjet kryesore të sotme. Takimi është një mesazh se 29 shtete anëtare janë të bashkuar në mbështetjen për tu bërë anëtare e 30 e NATO-s. Takimi është një simbol, por nuk është rastësi. Nderin nuk e fituam, por e merituam me reformat e shumta politike dhe rezultatet që i kemi dhënë. Maqedonia bëhet pjesë e bashkësisë së vendeve të përparuara, dhe kjo ka një ndikim pozitiv në sigurinë tonë, ekonominë, investimet dhe cilësinë e jetës. Kudo, dhe sidomos në Ballkan, siguria është bileta e vetme për prosperitet – tha Shekerinska. Ardhmëria euro-atlantike e Maqedonisë ka rëndësi të madhe gjeopolitike dhe do të shërbejë si një shtysë për progresin e vendeve tjera aspirante – tha ministrja.
Armata e Republikës së Maqedonisë është vendimtare dhe e përkushtuar në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në NATO. Kemi punuar shumë, kemi kontribuar në ndërtimin e paqes botërore dhe në luftën kundër terrorizmit, dhe angazhimi jonë sot, dhe besoj edhe nesër do të jetë i pandryshueshëm – anëtarësimi i plotë në Aleancën e NATO-s”, tha ndër të tjera shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneralmajor Vasko Gjurçinovski në fjalimin e tij.

Paraprakisht,mMinistrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska kryesoi delegacionin maqedonas në takimin me delegacionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, të udhëhequr nga zëvendëskryetari, gjeneral-lejtnant Steven Shepro, i cili u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Gjatë takimit, përfaqësuesit ushtarakë të përhershëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s do të njihen me nivelin e arritur në reformat dhe zhvillimin e kapaciteteve të realizuara nga Armata e Republikës së Maqedonisë në përputhje me Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes, në mënyrë që të ketë një profesionalizëm dhe gatishmëri më efikase për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në Aleancën e NATO-s.

Kjo është vizita e parë e organit më të lartë ushtarak të NATO-s, Komitetit Ushtarak, në Maqedoni në formatin e një sesioni të përhershëm me ftesë të ministres Shekerinska drejtuar tashmë ish-kryetarit të Komitetit Ushtarak, gjeneralit Petar Pavel, i cili e mbajti këtë post nga mesi i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2018.

Mbështetja e Komitetit Ushtarak të NATO-s në procesin e anëtarësimit është me rëndësi sepse është burimi kryesor i këshillimit ushtarak të Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe të të dy komandantëve strategjikë (Komandantit Suprem të Aleancës në Evropë dhe Komandantit të Forcës Transformuese të Forcave Aleate) si një lidhje midis udhëheqësve politikë të NATO-s dhe dy komandantëve strategjikë.

Gjatë ditës së nesërme, përfaqësuesit e lartë ushtarakë nga KUN në kazermat Ilinden do të kenë mundësinë të shohin gatishmërinë dhe një pjesë të pajisjeve të disa njësive të deklaruara të Regjimentit të Operacioneve Speciale, grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Mesme, Detashmentit të Helikopterëve, Policisë Ushtarake, Togut Inxhinierik dhe Spitalit për Terren me rol 2.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail