Maqedonia dhe BeH të përkushtuar në bashkëpunimi në mbrojtje dhe integrimet euro-atllantike: Takim i Shekerinskës me ambasadoren Babiq

Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në nivel bilateral dhe rajonal dhe në të gjitha nivelet, konstatuan ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Maqedoni, SH.S. Lepa Babiç në takimin e sotëm në Ministri.

Në takim, Shekerinska shprehu mirënjohje për besimin e deklaruar në trajnimin e kadetëve për nevojat e Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës në Akademinë Ushtarake në Republikën e Maqedonisë, që vazhdon tashmë pesë vite. Ministrja shtoi se bashkëpunimi në mbrojtjes që realizohet përmes përdorimit të kapaciteteve rajonale në dispozicion të dy Ministrive të Mbrojtjes dhe Ushtrive është i shkëlqyeshëm dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e tij.

Ambasadorja Babiq përshëndeti politikën e fqinjësisë së mirë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe shprehu besimin se marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve do të ruajnë trendin pozitiv të zhvillimit, do të pasurohen me përmbajtje të re me interes reciprok, në nivel dypalësh, rajonal dhe multilateral, sidomos në ato evropiane dhe Integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Maqedonia dhe BeH në mbrojtje bashkëpunojnë që nga viti 2006, kur u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit. Brenda këtij bashkëpunimi, aktualisht 13 kadetë nga BeH studiojnë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë. Mundësia e trajnimit në Qendrën e Trajnimit për Pilotë është e hapur, ku deri më tani në dy raste dy grupe prej 9 anëtarësh të Forcave të Armatosura të BeH janë trajnuar në simulator për helikopter Mi-8/17. Shkëmbimi i ekspertëve është gjithashtu aktiv në të dyja qendrat e NATO-s në Maqedoni dhe BeH, Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun dhe Qendra Trajnuese për Operacione Paqeruajtëse.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail