Mançevski dhe Shekerinska: Përmes sinergjisë midis institucioneve dhe sektorit të biznesit drejt sigurisë më të madhe kibernetike

„Institucionet e ndryshme të cilat duhet patjetër të përgatiten për forcimin e sigurisë kibernetike të Republikës së Maqedonisë tashmë janë dakorduar se do të veprojnë së bashku dhe çështjen e sigurisë kibernetike nuk do ta konsiderojnë si një çështje sektori të caktuar me të cilën përballen secili veçmas. Ministritë e Mbrojtjes, Shoqërisë Informative dhe Administratëdhe ajo e Punëve të Brendshme tashmë i kanë formuar ekipet e përbashkëta detyra e të cilave është që në aleancë me NATO-n dhe BE-në të prodhojnë një Strategji për Mbrojtje Kibernetike, për të cilën paralajmërojmë edhe një partneritet të fuqishëm me sektorin e biznesit, me sektorin akademik si dhe me sektorin civil“.

Këtë e paralëjmëroi ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në debatin e sotëm public në temë „Politika mbi Sigurinë Kibernetike”, në Klubin e Deputetëve ku folën ministry i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski, si dhe pëfaqësues të MPB-së dhe të Agjencionit për Komunikime Elektronike.

Ministri Mançevski theksoi se si një vend-kandidat për anëtarësim në BE, Maqedonia ka detyrim të harmonizojë legjislacionin kombëtar me atë evropian. Ai theksoi disa hapa si sjellja e një Ligji të ri për sigurimin në shkallë të lartë të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve informative, vërtetimin e lsitës së operatorëve kyç, duke vendosur një detyrim ligjor për ata që të marrin masa për të menaxhuar rreziqet për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të tyre. Ministra tha se nevojitet të bëhet emerimi i një trupi kombëtar përkatës për mbikqyrje dhe të caktohen ekipe për reagim ndaj incidenteve kompjuteërike. Ai shtoi se për zbatimi efektiv i përgjegjësive të këtyre ekipeve, nevojiten kapacitete njerëzore, por edhe bashkëpunim ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve shtetërore.

„Ky debat publik është hap ii parë që e bëjmë dhe duhet të hap bashkëpunimin mes nesh si institucione shtetërore, kompani dhe shoqëri e tërë. Nevojitet të shkëmbejmë diturinë, të ndërtojmë kapacitetet dhe të risim vetëdijen mbi sigurinë informnative”, konkludoi ministry Mançevski.

Gjatë debatit ministrja Shekerinska theksoi se partneriteti me sektorin e biznesit është me rëndësi të veçantë marrë parasysh se administrate shtetërore e ka vështirë të prodhojë kuadro, dhe të njëjtët e ka vështirë t’i mbajë në institucion.

„Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhanë dritën e gjelbër këtë vit që në Akademinë Ushtarake në Shkup të fillojë me studimet pasuniversitare në sigurinë kibernetike ku do të ftohen të konkurrojnë njerëz nga sektori i biznesit, por do të jenë të aktivizuara dhe bursa për njerëzit që punojnë në administratë dhe që duan të specializohen në sigurinë kibernetike”, tha ministrja. Ajo shtoi se siguria për një kohë të gjatë është një koncept që i përket vetëm Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa sulmet kryesore janë sulmet ndaj infrastrukturës që përdoren nga të gjithë njerëzit dhe se që të mbrohet kjo, duhet të ketë sinergji.

Marjan Stoilkovski nga Sektori për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë digjitale Brenda MPB-së, në prezantimin e tij foli për gjendjen e krimit kompjuterik në vend dhe për sfidat me të cilat përballet sektori gjatë luftës me krimin kompjuterik.

Përfaqësuesi i Agjencisë për Komunikime Elektronike, Aleksandar Açev, prezantoi të dhënat e AKE dhe statistikat kibernetike për këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare, në periudhën nga janari deri në tetor të këtij viti u sulmuan 328 faqe interneti maqedonase.

Diskutimi i sotëm u ndoq nga një numër i madh i profesionistëve në fushën e hapësirës kibernetike nga institucionet, drejtoritë dhe agjencitë e tjera përkatëse, si dhe sektori privat i telekomunikacionit dhe ai financiar në Republikën e Maqedonisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail