Grupi ndër ministror për shqyrtimin e procesit të hartimit të dokumenteve strategjike të mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së RM-së u njoftua me përvojat e Britanisë së Madhe rreth politikave për krijimin e strategjive dhe dokumenteve strategjike për mbrojtje dhe siguri

Grupi ndër ministror për shqyrtimin e procesit të hartimit të dokumenteve strategjike të mbrojtjes, me të cilën kryeson zëvendës kryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në përbërjen e së cilës janë edhe zëvendës kryetari në Qeverinë e RM-së dhe ministër i brendshëm, Oliver Spasovski, ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, ministri i fincancave Dragan Tevdovski, si dhe ministri i drejtësisë, Bilen Saliu, sot zhvilloi takim me Stiven Gllover, këshilltar i lartë për mbrojtje dhe siguri pranë Ministrisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Britanisë së Madhe (DFID).

Eksperti i politikave të mbrojtjes nga Britania e Madhe, Stiven Gllover së bashku me ekspertin amerikan për çështje të sigurisë, Brus Bah, në praninë e zëvendës ambasadorit të Britanisë së Madhe Poll Edvard dhe të atasheut ushtarak pranë ambasadës britanike, Riçard Peri, prezantuan strukturën organizative të sistemit britanik të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe hapat dhe procedurat prej të cilatve rezulton krijimi i dokumenteve strategjike mbrojtëse për strategjinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Britanisë së Madhe i shfrytëzon si lista kontrolluese për realizmin e qëllimeve dhe misioneve strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në vend.

Zëvendës kryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila kryeson me grupin ndër ministror për shqyrtimin e procesit të hartimit të dokumenteve strategjike të mbrojtjes në Qeverinë e RM-së, u falenderua për mundësinë që anëtarët e këtij grupi ndër resor të njihen me përvojat e Britanisë së Madhe në këtë fushë. Ministrja e mbrojtjes theksoi se Britania e Madhe si një mike e dëshmuar e Republikës së Maqedonisë dhe mbështetëse e sinqertë e vendit për anëtarsimin e saj në NATO, jep kontribut serioz ndaj vendit tonë, në periudhën kur pritet hapërim drejt anëtarsimit të shumëpritur të Republikës së Maqedonisë në Aleancë.

Disa nga sugjerimet që dalin nga prezantimi i përvojave të Mbretërisë së Bashkuar në përgatitjen për hartimin e dokumenteve strategjike tashmë janë duke u zbatuar në Republikën e Maqedonisë. Kjo është paraprirë nga një qasje e integruar ndërministrore, në analizën dhe përgatitjet për krijimin e dokumenteve strategjike të mbrojtjes që tashmë japin rezultate më substanciale sesa qasja e segmentuar deri tani, tha ministrja Shekerinska.
Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov vuri në dukje fuqinë e re në qeveri dhe në ministritë përkatëse në proceset euroatlantike, e cila sjell një dinamizëm krijues në përgatitjen e dokumenteve strategjike të mbrojtjes, ndërsa ministri i Financave, Dragan Tevdovski theksoi se shkalla e buxhetit të mbrojtjes për vitin e ardhshëm është dimensionuar sipas standardeve të vendeve anëtare të NATO-s, si një faktor i rëndësishëm në krijimin e dokumenteve strategjike të mbrojtjes, e cila jep mundësinë e monitorimit të zbatimit të strategjive të mbrojtjes.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail