Ministrja Radmilla Shekerinska në takim me një delegacion nga Drejtoria Evropiane për Aktivitete të Jashtme dhe Kërcënime Hibride: Marrëveshja e Prespës zvogëlon rreziqet për vendin tonë dhe rajonin

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot realizoi takim me një delegacion nga Drejtoria Evropiane për Aktivitete të Jashtme të kryesuar nga drejtori për menaxhim me kriza dhe planifikim, Gabor Inklodi.  Takimi ndodh pas dy muaj jot ë plotë nga iniciativa e dorëzuar nga ana jonë që Maqedonia të jetë e përfshirë në projektin për vlerësim të kërcënimeve hibride, ku morrëm përgjigje pozitive.

Në bisedimet me përfaqësuesit evropian, Shekerinska informoi se Ministria e Mbrojtjes merr rolin udhëheqës të koordinatorit të të gjithë procesit për të cilin është krijuar një trup dhe është emëruar një koordinator kombëtar dhe zëvendësit e tij, të cilët janë ekspertë në këtë fushë. Në këtë proces, tha ministrja, do të marrin pjesë 27 institucione.

„Qeveria e finalizoi Marrëveshjen e Prespës, e cila do të mundësojë anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO, duke përmbushur detyrimet e të dyja palëve, që do të forcojë stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit dhe do të zvogëlojë rreziqet e këtij lloji. Për disa javë, Maqedonia do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë dhe për të dhënë opinion në të gjitha mbledhjet e Aleancës,” tha ministrja Shekerinska.

Ministrja shtoi se qeveria maqedonase promovon një politikë të re të krijimit të miqve në vend të armiqve dhe se për të sjellë frymën e bashkëpunimit dhe pajtimit në rajon, ajo fokusohet në ndërtimin e urave dhe miqësive me fqinjët. Ajo gjithashtu përmendi Marrëveshjen me Republikën e Bullgarisë, përveç Marrëveshjes me Republikën e Greqisë, si një urë tjetër miqësie dhe bashkëpunimi dhe theksoi se Maqedonia është një shembull i rrallë i një vendi në rajon që nuk ka çështje të hapura me fqinjët e saj.

Delegacioni evropian theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë vetëm partnerë, por edhe anëtarë të ardhshëm të BE-së dhe se lidhjet e forta me vendin tonë janë në nivel të lartë në agjendën e Brukselit.

Shekerinska informoi zyrtarët evropianë se Ministria e Mbrojtjes shprehu përkushtimin e saj ndaj këtij procesi dhe përmes një letre drejtuar Federica Mogherinitdhe shprehu kënaqësi me përgjigjen e shpejtë dhe mbështetjen e BE-së. Gjatë vizitës së delegacionit evropian u zhvillua tryeza e rrumbullakët në të cilën të ftuarit nga BE dhe Trupi ynë Koordinues Kombëtar diskutuan hapat e ardhshëm dhe afatet kohore për zbatimin e tyre.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail