Ministri Shekerinska në Forumin e Politikës së Jashtme të Berlinit

Me ftesë të Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë dhe Fondacionit Kerber, ministrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, sot në Berlin, mori pjesë në Forumin e Politikës së Jashtme kushtuar së ardhmes së Evropës dhe marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën.

Forumi u hap nga ministri i jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Në panelin me titull “Linjat e mbrojtjes – Sigurimi i Evropës dhe Fqinjësisë së saj”, folën ministrja Shekerinska, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, kryetari i Këshillit të Komitetit Federal për Punë të Jashtme të Federatës Ruse Konstantin Kosaçev dhe deputeti Mikael Georg Link.

Në kuadër të diskutimit mbi sigurinë dhe mbrojtjen evropiane, ministrja Shekerinska u ndal në sfidat e sigurisë së Maqedonisë, rajonit, si dhe situatën në Ukrainë dhe mundësitë për zgjidhjen e saj duke shfrtytëzuar mësimet e nxjerra në Ballkan. “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë për herë të parë, në dy cikle zgjedhore, votouan jashta grupeve të tyre etnike dhe fetare. Qytetarët kërkojnë vizion dhe guxim,” tha ministrja. Ajo shtoi se siguria dhe prosperiteti i plotë në rajon është i mundur vetëm nëse të gjitha vendet aspiruesepër anëtarësim në NATO-s arrijnë qëllimin e tyre – anëtarësimin e plotë në Aleancë.

“Lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, besoj se Republika e Maqedonisë nuk ka vetëm shanse teorike, por edhe konkrete”, tha deputeti Mikael Georg Link. Duke iu referuar opinionit publik negativ në mesin e qytetarëve në Gjermani lidhur me zgjerimin e BE-së, ai theksoi se në politikën e jashtme,  politikanët duhet të udhëheqin, jo të ndjekin qytetarët.

Mbi 250 ministra, politikanë, ekspertë dhe gazetarë marrin pjesë çdo vit në Forumin e Politikës së Jashtme të Berlinit, të cilët debatuan për tema që lidhen me çështjet e politikës së jashtme në Gjermani dhe Evropë. Qëllimi i Forumit është të stimulojë interesin për çështjet e politikës së jashtme, veçanërisht në mesin e brezave të rinj. Disa zyrtarë të lartë që kanë marrë pjesë në Forum deri më tani përfshijnë Frank-Ëalter Steinmeier, Ëolfgang Schaeuble, Federica Mogherini dhe Ëilliam Hague.

Në Berlin, ministrja e mbrojtjes Shekerinska do të takohet me Ralf Brauchspe, Sekretar Parlamentar i Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, me Lars Klingbeil nga Komiteti Parlamentar i Mbrojtjes në Bundestagun Gjerman, me Michael Roth, Sekretarin Parlamentar të Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme dhe me Kurt Beck, Presidentin e Fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung”.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail