Ministrja Shekerinska merr pjesë në ceremoninë e Akademisë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst” – i diplomuari nga Maqedonia Trendevski fitoi “Shpatë Ndërkombëtare” nga Princi Harry

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska morri pjesë në paradën tradicionale ceremoniale të të diplomuarve të Akademisë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst” ku i diplomuari nga Republika e Maqedonisë, Milos Trendevski, u emërua më i miri nga të gjithë studentët ndërkombëtarë.

Milosh Trendevski fitoi mirënjohje nga princi Harry, i cili i ndau “Shpatën Ndërkombëtare” për rezultatet më të larta në shkollimin në “Sandhurst”.

„Jam e nderuar që sot marr pjesë këtu në Britaninë e Madhe, në paradën tradicionale ceremoniale të të diplomuarve nga Akademia Ushtarake Mbretërore „Sandhurst“, ku Republika e Maqedonisë mund të mburret dhe me krenari të thotë se kadeti ynë, Milosh Trendovski, jo vetëm qëe diplomoi në këtë akademi ushtarake prestigjioze, por është shpallur edhe si student më i mirë nga të gjithë studentët ndërkombëtar në klasë. Republika e Maqedonisë dhe Armata e saj janë po aq të mirë sa që janë ushtarët e saj, nënoficerët e saj, oficerët e saj. Prandaj, do të vazhdojmë të investojmë në dituri, trajnime, në mundësi për artsimimim Brenda dhe jashtë Maqedonisë. Në këtë mënyrë, me këto suksese dëshmojmë se Armata jonë mund të bartet me armatat e vendeve-anëtare të NATO-s, dhe se vendi i Maqedonisë është në NATO. Kjo është qëllimi ynë strategjik, për realizimin e së cilit na nevojiten miq dhe mbështetës. Këto miq, këtu në Britani i kemi në nivelet më të larta”, porosity ministrja Shekerinska.

Milosh Trendevski është nëntoger në Armatën e Republikës së Maqedonisë. Para se të largohet për shkollim në Sandhurst, ka diplomuar në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostollski”.

Në paradën ceremoniale që këtë vit mbahet për të 185 herë, studentët çdo herë i përshëndet edhe një përfaqëësues nga familja mbretërore britanike. Parada e parë ceremoniale është mbajtur më 14 korrik 1948, para mbretit George VI. Kjo paradë mbahet tri herë në vit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail