Ministrja Shekerinska në takim me ambasadorin grek Janakakis: Konfirmohet bashkëpunimi në mbrojtje midis dy vendeve

Në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ministrja Radmilla Shekerinska dhe ambasadori i Greqisë, SH.T. Dimitris Janakakis përshëndetën bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe në përballjen me krizën e migrantëve.

„Kemi bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Dy armatat mund të bashkëpunojnë mirë, pa mos u ngarkuar me çështje politike,” theksoi ministrja Shekerinska. Ministrja në veçanti theksoi bashkëpunimin ushtarako-arsimor, në kuadër të së cilës ofcerë të ARM-së shkollohen në në shkollat e larta ushtarake në Greqi, si Kolegji Kombëtar i Mbrojtjes apo Kolegji i Lartë Ushtarak. Ambasadori Janakakis shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e mirë në mbrojtje dhe shtoi se mund të bëhet shumë në avancimin e mëtejmë. „Për ne ju jeni fqinj i rëndësishëm. Si vend jemi të interesuar për suksesin dhe prosperitetin tuaj“, tha Janakakis.

Ministrja Shekerinska gjatë takimit u ndal edhe në krizën e migrantëve me ç’rast informoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vazhdoi gjendjen e krizës në kufirin jugor, dhe me këtë edhe prezencën e pjesëtarëve të ARM-së në kufi. „Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë ndodhen në kufirin tonë jugor. Gjendja atje nuk është aq dramatike, por nuk mund të thuhet sigurtë se si ajo do të zhvillohet“, tha ministrja dhe shtoi se nevojitet të vendoset sistem me të cilin do të përballemi me këto sfida. Në këtë kontekst ambasadori Janakis theksoi është e mirëseardhur ulja e presionit të krizës së migrantëve në kufijtë e dy vendeve. Ai u ndal edhe në bashkëpunimin e mirë midis forcave ushtarake dhe ato policore në të vendosur kufi.

Në aspekt të integrimit të Maqedonisë në Aleancën e NATO-s, ministrja Shekerinska kërkoi solidaritet nga Greqia si fqinj. „Anëtarësimi në Aleancë do të forconte vendin dhe do të bënte kufijtë të jenë edhe më stabil,” tha Shekerinska. Në takim bashkëbiseduesit përshëndetën vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme të Maedonisë, Nikolla Dimitrov në Greqi, si dhe vizitën kthyese të paralajmëruar nga kolegu i tij grek, Nikos Kozijas në Maqedoni.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail