Ministrja Shekerinska në konferencën ndërkombëtare “Punojmë së bashku kundër kërcënimeve hibride”: Demokracia, marrëdhëniet ndëretnike dhe anëtarësimi në NATO dhe BE e përforcojnë vendin për të trajtuar kërcënimet hibride

Nga data 12 deri më 13 shtator 2018, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë mbahet një konferencë ndërkombëtare në temën “Efektet stabilizuese të Procesit të Integrimit Euroatlantik: Punojmë së bashku kërcënimeve hibride”në të cilën marrin pjesë përfaqësues të NATO-s, trupit diplomatik të vendit, si dhe komunitetit akademik dhe sektorit civil.

Konferenca u kryesua dhe u hap nga Koordinatori Kombëtar për Integrim në NATO-s, Stevo Pendarovski, ndërsa fjalime hapëse u mbajtën nga zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankovska dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Viktor Dimovski.

“Kërcënimet hibride janë të pranishme nëpërmjet ndikimit të informacionit me propagandën e zezë, dobësimin e logjistikës së vendit në proceset e rëndësishme politike, denigrimin e institucioneve, por jam e bindur se do të merremi me sukses me to, sepse qytetarët e dinë mirë se cila është e vërteta. Maqedonia është për herë të parë e pranishme në skenën ndërkombëtare, ndërsa arsyeja për këtë pa qenë një kriza apo ndonjë konflikt i brendshëm ose rajonal, por si një shembull pozitiv që doli nga kursi i ri politik i zgjedhur nga qytetarët në zgjedhje.

Kërcënimet hibride kanë mundësi kur ekzistojnë dobësi në shtet. Për këtë arsye ne kemi zgjedhur të theksojmë tre shtylla të rëndësishme: demokracinë, marrëdhëniet ndëretnike dhe anëtarësimin në NATO dhe BE. Këto tre qëllime janë një prioritet strategjik për shtetin. Forcimi i tyre dobëson të gjitha kërcënimetpërfshirë edhe ato hibride.

Në referendum, qytetarët duhet të marrin një vendim që do të heqë pengesën e fundit për anëtarësimin në NATO dhe do të përshpejtojë integrimin evropian. Kjo është një mundësi historike që nuk do të përsëritet për një kohë të gjatë. Tashmë vitin e ardhshëm do të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s dhe do të fillojnë negociatat me BE.

Në emër të kësaj ne si Qeveri bëjmë thirrje se tani Maqedonia ka nevojë për unitet, por jo vetëm deklarativisht, me anë të së cilës duhet të tregojmë se si qytetarëat ashtu edhe udhëheqësit e dijmë saktësisht se kah duhet të lëvizë Maqedonia”, tha zëvendëskryeministrja e Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankovska.

Në Konferencë mbajti fjalim edhe ambasadori Antonio Misiroli, Ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Departamentin për Adresimin e Sfidave të Reja të Sigurisë, i cili foli për modelin gjithëpërfshirës në trajtimin e natyrës shumëdimensionale të kërcënimeve hibride, e cila paraqet përdorimin e burimeve të përshtatshme dhe koordinimin e aktiviteteve ndërmjet palëve të përfshira.

Konferenca është një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet dhe për të përcjellë përvojat e NATO-s në trajtimin e këtyre sfidave të kohëve moderne në hapësirën kibernetike. Janë prezantuar përvojat krahasuese të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe mundësitë që shtetet kanë në ngritjen e kapaciteteve për trajtimin e këtij fenomeni të kohëve moderne.

Në këtë ngjarje gjithashtu u diskutuan mundësitë për krijimin e një modeli rajonal me qëllim të zbatimit të tij në trajtimin e kërcënimeve hibride, duke marrë parasysh pasojat e veprimeve hibride në proceset e integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail