Ministrja Shekerinska vendosi kurorë në varin e ushtarit të panjohur në Varret Kombëtare „Arlington”

Ministrja Shekerinska e përmbylli vizitën zyrtare në SHBA me vendosjen e kurorës me lule në varin e ushtarit të panjohur në Varret Kombëtare Ushtarake „Arlington”.

Shekerinska gjithashtu vizitoi Qendrën Përkujtimore të Varrezave të Arlingtonit, ku dhuroi një pllakë në nder të ushtarëve të rënë amerikan.

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA u konfirmua partneriteti strategjik mes Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shekerinska u takua me homologun e tij Matisse, i cili riafirmoi mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe gjithashtu u zhvilluan takime me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail