Ministrja Shekerinska takohet me ministren francez të Forcave të Armatosura, Florence Parly: Franca do të mbështesë fuqimisht Maqedoninë në NATO

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në Paris, zhvilloi një takim zyrtar me ministren franceze të Forcave të Armatosura, Florence Parly. Takim zyrtar midis ministrave të mbrojtjes të Maqedonisë dhe Francës realizohet për herë të parë pas një dekadë. Në takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin midis dy ministrive dhe mbi situatën në vendin tonë dhe rajon.

Gjatë bisedimeve, ministrja Shekerinska theksoi pritjen që vendi ynë së shpejti të bëhet anëtar i plotë i NATO-s dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. “Qeveria ime ka investuar shumë në procesin e bashkimit me NATO-n. Ne kemi treguar rezultate në reformat e brendshme, përfshirë edhe mbrojtjen, por gjithashtu jemi angazhuar në çështjet e hapura bilaterale,” tha Shekerinska.

Ajo shtoi se procesi i bisedimeve për pranim në NATO-n është përfunduar dhe se Programi për Vazhdimin e Reformave do të dorëzohet brenda pak ditësh dhe paralelisht procesi i ndryshimeve kushtetuese është duke u zhvilluar në Kuvend, iniciativa e cila u mbështet edhe nga një pjesë e opozitës.

„Franca është një partner shumë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, por vendi ynë nuk ka investuar mjaft në atë partneritet dhe si pasojë ndjeheshim të zhgënjyer për shkak se nuk kishte interes të dukshëm për si për ndodhitë, ashtu edhe lidhur me mbështetjen e Republikës së Maqedonisë. Mirëpo, ne dëshiruam dhe dëshmuam se hapëm një fletë të re. Ne iu afruam homologëve tanë francezë, treguam rezultate në planin për reformat e brendshme, treguam një qasje të re në raportet me fqinjët dhe treguam se Ballkani mund të jetë me vlera evropiane. Kjo qasje është njohur dhe nuk ka munguar mbështetja “, tha ministrja Shekerinska pas takimit.

Ministri francez Parly përshëndeti përparimin në vend dhe tha se Franca mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Ajo vlerësoi marrëveshjen me Greqinë si një përparim të madh në marrëdhëniet rajonale dhe u bëri thirrje të dy palëve të mbështesin dhe të lejojnë zbatimin e saj të plotë. Ministrja Parly shprehu kënaqësi për kontributin e pjesëtarëve të ARM-së në misionin e NATO-s “Mbështetje e Vendosur” dhe theksoi interesin e Francës për pjesëmarrje të Maqedonisë edhe në operacionet paqeruajtëse të OKB-së dhe BE-së. Ajo vlerësoi pozitivisht proceset e reformës së brendshme për përmbushjen e kritereve të përcaktuara për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Takimi u parapri nga një pritje zyrtare nga ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florence Parly dhe sekretari s Shtetit Genevieve Dariosek, me nderimet më të larta ushtarake, intonimin e himnit maqedonas dhe francez dhe me rreshtim të Gardës Republikane dhe trupave solemne të të gjitha gjinive të Forcave të Armatosura të France.

Shekerinska në Paris gjithashtu u takua me kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mbrojtjes dhe Forcave Ushtarake, Christian Cambon, dhe zhvilloi takime me zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministrja Shekerinska në muajin maj u nderua me urdhrin “Komandant i Rendit Kombëtar për Merita të Republikës së Francës”. Ky urdhër i lartë, i themeluar në vitin 1963 nga Gjenerali Charles de Gaulle, ndahet për merita të theksuara qytetare, personave ushtarak ose civil. Ajo mori çmimin për kontributin e saj të shquar në zhvillimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Francës, si dhe angazhimin e saj për të promovuar vlerat qytetare evropiane.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail