Jolevski në Romë: Maqedonia ka përmbushur kriteret, NATO duhet të marrë vendim pozitiv për anëtarësimin e plotë

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski sot në Romë, kryesoi sesionin me titull “Rruga drejt Integrimit”, e cila është pjesë e konferencës së organizuar nga Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s me titull “Rrjetet e Ballkanit dhe Stabiliteti – lidhja e bashkëpunimit dhe siguria njerëzore.”

Në seancën e sotme ku krahas ministrit Jolevski si kryesues, folës ishin ish-ministri i Jashtëm i Sllovenisë Dimitrij Rupel, pastaj Goran Svilanoviq, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Arian Starova presidenti i Këshillit Atlantik të Tiranës dhe Brooke Smith -Ëindsor, nga Divizioni për Hulumtim i Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Romë, u theksua rëndësia e integrimit të vendeve që aspirojnë për anëtarësim e Evropës Juglindore në NATO. Folësit theksuam se anëtarësimi në NATO duhet të shihet në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
Ministri Jolevski si kryesues i seancës theksoi se anëtarësimi në BE dhe NATO është i një rëndësie strategjike për Republikën e Maqedonisë dhe Evropën. “Është e domosdoshme që Evropa të jetë kreative dhe të gjejë metoda si të përshpejtojë procesin e integrimit për vendet e tjera të Evropës Juglindore,” tha ministri. Ndryshimet në mjedisin gjeopolitik në Evropë dhe në mbarë botën tregojnë nevojën për një qasje strategjike për të përshpejtuar procesin e integrimit të Evropës Juglindore, sepse gjendja ‘status quo’ në integrimin e tyre është e paqëndrueshme. Folësit në Konferencë theksuan se e ardhmja e sshteteve ttë Evropës Juglindore është në BE dhe NATO. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviç tha se të gjitha vendet duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE dhe se Komisioni Evropian duhet të jetë më aktiv në zgjidhjen e dallimeve bilaterale mes vendeve-anëtare të Unionit dhe shteteve të rajonit.

Në Konferencë u shprehën mendimet në lidhje me aktivitetet e fundit lidhur me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe nevojën për të vazhduar zgjerimin e aleancës me Maqedoninë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën, sidomos duke pasur parasysh realitetet e reja gjeopolitike dhe sfidat e krizës aktuale të migrantëve.

Qellimi i konferencës është të japë një kontribut shtesë për sigurinë e komunitetit ndërkombëtar shikuar nga perspektiva e opinionit politik dhe strategjik, ndërsa në drejtim të integrimit të vendeve të mbetura të Ballkanit dhe zhvillimit të sigurisë në rajon dhe Evropë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail