Ministri Jolevski në takim me studentë nga Universiteti Stanford

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Zoran Jolevski realizoi takim me një grup studentësh dhe profesorë nga Universiteti i njohur Stenford nga SHBA, ku u bisedua lidhur me sigurinë dhe migracionin, me theks të veçantë për Republikën e Maqedonisë dhe kontributin e saj drejt stabilitetit të rajonit dhe Evropës.

Ministri Jolevski theksoi se Maqedonia, si një anëtare serioze e komunitetit ndërkombëtar përmes veprimeve të saj ka ndikuar në zvogëlimin e pasojave nga kriza e migrantëve e cili filloi që nga viti 2015. „Armata e Republikës së Maqedonisë, si mbështetje për policinë e vendit mne sukses përballet me përpjekjet për migrime ilegale. Angazhimi ynë që nga fillimi i krizës ishte dhe vazhdon të mbetet e mendimit se vendet që janë të prekura duhet të jenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm”, tha ministri. Ajo që ne duhet të bëjmë si pjesë e kësaj krize ndërkombëtare, tha ai, është të risim bashkëpunimin e ndërsjellë edhe më tej në të gjitha nivelet – kombëtare dhe institucionale.

Suksesi i madh i pjesëtarëve të Armatës, tha ministri, është kryesisht për shkak të aftësive të tyre të fituara përmes numrit të madh të stërvitjeve me shtetet anëtare të Aleancës, por edhe nga përvoja shumë të rëndësishme prej pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse. “Maqedonia më shumë se një dekadë kontribuon në mënyrë aktive në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, kryesisht në Afganistan, dhe më pas në misionin ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë, UNIFIL në Liban, si dhe në misionin e ri të NATO-s në Afganistan, “Resolute Support”. Cilësisht, misioni i pjesëtarëve të ARM-së, sidomos në misionin Resolute Support ka ndryshuar me atë që ne sot kontribuojmë me një numër shumë më të madh të oficerëve të stafit në komandën e rajonit të Kabulit dhe kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e oficerëve të Armatës”, konkludoi ministri në takim.

Studentët dhe profesorët gjatë vizitës në Maqedoni, realizuan takim edhe me profesorët nga Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe pranë Fakultetit Filozofik në Shkup, dhe nesër do të takohen me disa nga ambasadorët në vend.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail