Lidhur me marrëveshjen për furnizim me mazut ministria do të veprojë sipas udhëzimeve të Komisionit Rregullator të Energjetikës

DSC_0386_Komisioni Rregullator, një orë pas pres-konferencës ku ministrja shekerinska u përgjigj pyetjes lidhur me marrëveshjen e lidhur për blerjen e naftës me kompaninë „Pucko Petrol” dërgoi informacion në Ministri ku thuhet se kjo kompani nuk ka të drejtë të bëjë furnizimin e këtij derivati nafte.

Në pajtim me përgjigjen nga Komisioni Rregullator, Ministria e Mbrojtjes do të nis procedurë për ndërprerjen e kontratës me “Pucko Petrol” për furnizim me mazut.

Paraprakisht, në përgjigjen dhënë gazetares lidhur me këtë çështje, ministrja theksoi se Ministria do të veprojë sipas përgjigjes që do të marrë nga Komisioni Rregullator.

„Tashmë kemi kërkuar nga Komisioni Rregullator i cili është organi i vetëm për të ndjekur këtë politikë, nëse kompania e cila fitoi ankandin elektronik posedon leje për të punuar me mazut ose jo. Do të veprojmë sipas informocioneve nga Komisioni Rregullator. Deri tani nuk është bërë asnjë denarë pagesë sipas kësaj marrëveshje. Kjo kontratë është nënshkruar që Ministria të kthejë borxh të vjetër të mazutit në rezervat shtetërore”, tha ministrja.

Ajo theksoi se ky problem u diskutua në një seancë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ku në ndryshimet në Ligjin për Energjinë, Komisioni Rregullativ do të ketë një detyrim që në mënyrë të qartë, në titullin e Liçensës që lëshon, të tregojë për cilat derivatë të naftës vlen Liçensa e lëshuar, gjë që do të pengojë kompanitë të ofrojnë shërbime për të cilat nuk kanë të drejtë.

„Liçensat e lëshuara nga Komisioni Rregullator kanë të njëjtin titull dhe u referohen të gjitha derivateve të naftës. Kur lexoni llojin e liçensës dhe fushëveprimin, të gjitha derivatet janë gjithashtu të listuara. Praktikisht këto janë dokumente që shumë institucione i vënë në dyshim që një kompani e caktuar mund të bëjë tregti me një derivat të caktuar, edhe pse realisht nuk është ashtu”, tha ministrja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail