Ministri Jolevski flet në konferencën brenda Senatit të SHBA-së kushtuar „Terorizmit Global dhe Kërcënimeve Kibernetike“

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, i cili ndodhet për vizitë pune në SHBA, realizoi disa takime me përfaqësues të Pentagonit, Departamentit të Shtetit, Senatit, Kongresit dhe “Think-Tank” institucioneve. Në kuadër të vizitës Jolevski morri pjesë në Forumin e Sigurisë, në temë „Terrorizmi Global dhe Kërcënimet Kibernetike“ i cili është organizuar nga Senati i SHBA-së, ku nikoqir ishte senatori Xhim Inhof, ndërsa pjesëmarrës ishin disa senatorë dhe kongresmenë, si dhe funksionarë dhe përfaqësues të mëparshëm dhe aktual të SHBA-së, Parlamentit Evropian, disa vendeve Balkanike, si dhe nga Gjermania, Rumunia, Pakistani dhe turqia.

Në kuadër të forumit Ministri Jolevski mbajti fjalim ku theksoi se Ballkani i takon rajonit Euroatlantik dhe siguria e tij është e pandarë nga siguria e Evropës. Kërcënimet dhe sfidat globale janë të ndërthurur fuqishëm dhe ndikojnë në sigurinë e përbashkët. Ai theksoi edhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit midis strukturave të sigurisë në Evropë me qëllim të përballjes më efikase me sfidat e tanishme dhe të ardhshme.

„Republika e Maqedonisë, si dhe vendet tjera nga rajoni kanë rol të madh dhe të rëndësishëm në menaxhimin e krizës së emigrantëve dhe refugjatëve, e cila e ka kapluar tërë Evropën” – shtoi Jolevski.

Jolevski tha se nëse merret parasysh situata gjeopolitike aktuale në botë, Evropë dhe Ballkan, duhet të ndërmerren hapa strategjik. Integrimi i vendeve të Evropës Juglindore është njëri prej këtyre hapave. Ne e dijmë se ekzistojnë kritere dhe kushte të cilat duhet të plotësohen, vendet e rajonit janë të gatshëm të punojnë në plotësimin e tyre, mirëpo nevojitet të ketë integrim sa më të shpejtë në sistemet kolektive mbrojtëse.

Senatorët dhe kongresmenët e pranishëm theksuan se SHBA mbeten të përkushtuar ndaj bashkëpunimit me Evropën, e cila është partner strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve kibernetike. Ky përbën pritoritet për presidentin Donald Trump dhe administratën e tij. Sekretari i mbrojtjes dhe këshilltari për mbrojtje kombëtare të sapoemëruar janë garancë për sukses në ballafaqimin me këto kërcënime të sigurisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail