Shekerinska nga varrezat ushtarake franceze në Manastir: Maqedonia dhe Franca si në të kaluarën, ashtu edhe tani mbajnë anën e njëjtë – të drejtësisë dhe lirisë

Zëvendës kryeministrja dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Sekretari i Shtetit të Forcave të Armatosura të Francës, ministrja Zhenevjev Dariesek, sot vizituan varrezat ushtarake franceze në Manastir, ku vendosën kurora për nder të ushtarëve që humbën jetën në Luftën e Parë Botërore. Vizita në varrezë është pjesë e kremtimit të përbashkët të 100 vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, në të cilin u hap Kompleksi i ri Memorial dedikuar ushtarëve francez.

Duke folur para të pranishmive, ministrja Shekerinska tha se kjo ngjarje nga historia e përbashkët e të dy vendeve meriton respekt dhe se kjo është një kujtesë për një obligimin e përbashkët për të mësuar nga e kaluara. Si përfaqësues të qeverive tona dhe ministrive të mbrojtjes, kemi përgjegjësinë më të madhe për të garantuar dhe afirmuar vlerat e paqes, unitetit dhe bashkëjetesës, theksoi Shekerinska.

Ministrja tha se Lufta e Parë Botërore është një temë historike e patejkalueshme në Maqedoni dhe Francë dhe se festimi i përbashkët është një konfirmim se të dy vendet janë edhe tani në të njëjtën anë – të drejtësisë dhe lirisë. Fakti që Republika e Maqedonisë sot është vetëm një hap larg NATO-s është një provë bashkëkohore se ne, në këtë rajon, kemi mësuar një mësim të mirë. Kjo është arsyeja pse mbështetja franceze është e rëndësishme për ne tani për të përmbushur qëllimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO, që është garancia më e mirë e stabilitetit dhe paqes, shtoi ministrija.

Varrezat franceze në Manastir kanë ekzistuar që nga fundi i Luftës së Parë Botërore për nder të ushtarëve të vdekur në frontin e Maqedonisë. Zyra e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore e ka regjistruar këtë ngjarje në agjendën e Vitit Evropian të Trashëgimisë, duke vënë në dukje se kjo është një çështje e ngjarjeve të përbashkëta historike që ndodhën në kontinentin evropian.

Shekerinska sonte në një ceremoni në rezidencën franceze do të dekorohet me Urdhrin “Komandanti i Rendit Kombëtar për Meritat e Francës”. Çmimin e lartë në emër të Presidentit të Republikës së Francës do të ndahet nga ministrja Zhenevjev Dariesek. Urdhri “Komandanti i Rendit Kombëtar për Merita i Francës” është dhënë për merita të jashtëzakonshme qytetare dhe është themeluar në vitin 1963 nga gjenerali De Gaulle. Shekerinska e pranon këtë njohje për shkak të kontributit të saj të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Francës dhe për shkak të përkushtimit të saj për të promovuar vlerat evropiane qytetare në Maqedoni.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail