Ministrja Shekerinska për vizitë zyrtare në Kosovë: Konfirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer midis dy vendeve

Ministrja e Mbrojtjes së republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, sot qëndron për vizitë njëditore në Kosovë.

Në takimin në Prishtinë, ministrja e mbrojtjes, Shekerinska dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha theksuan se bashkëpunimi bilateral midis dy ministrive është në nivelin më të lartë. Ky bashkëpunim është veçanërisht i mirë në fushën e arsimimit ushtarak dhe u shpreh interes i njëjti të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë intensive edhe në të ardhmen.

„Maqedonia mbetet e hapur për shkollimin e kadetëve nga Kosova në Akademinë Ushtarake, ku studiojnë edhe kadet nga Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ata janë udhëheqësit e ardhshëm ushtarakë të vendeve tona. Nëse mësojnë të bashkëpunojnë mirë dhe të krijojnë besim dhe bashkëpunim, shtetet tona do të kenë një të ardhme më të mirë, “tha ministrja.

Ministrja njoftoi se pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë do të jenë pjesë e stërvitjes rajonale “Eagle VI” që do të mbahet në maj në Kosovë. Ajo vuri në dukje interesin për përdorimin e kapaciteteve të Qendrës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës dhe ofroi kapacitetet në Maqedoni si Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, Qendrën Mjekësore Ushtarake dhe poligonin “Krivolak”.

Në kuadër të vizitës, Shekerinska pati takim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Maqedonia dhe Kosova janë dy vende miqësore, marrëdhëniet e të cilave bazohen në respektin e ndërsjellë, besimin dhe hapjen e bashkëpunimit, konkluduan ministrja Shekerinska dhe kryeministri Haradinaj në takim. Ministrja theksoi se Maqedonia beson fuqishëm se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rruga e drejtë për një rajon të zhvilluar dhe të begatë. Shekerinska sugjeroi se sesioni i përbashkët i të dy qeverive të planifikuara për këtë vit do të forcojë dhe rrisë bashkëpunimin midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Ministrja, sot pasdite, do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Kuoci.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail