Shekerinska me ushtarët në kufirin jugor: qytetarët flejnë qetë për shkak të përkushtimit dhe profesionalizmit tuaj

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral – major Vasko Gjurçinovski, sot në kullën e rojës Bogorodicë dhe në pikën e Armatës në Bogdanci vizituan pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Prania e vazhdueshme e Armatës në mbështjetje të operacioneve të MPB-së në kufirin jugor tregon se ky është një problem që Maqedonia nuk mund ta neglizhojë, tha në këtë rast ministrja Shekerinska. Ajo shtoi se në vitin 2018 pjesëtarët e ARM-së arrijtën të pengojnë mbi 500 tentime për kalim illegal të kufirit, ndërsa ky numër vitet paraprake ishte disa herë më i madh.

Ministrja Shekerinska porosity se qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të flejnë qetë dhe rehatshëm të festojnë ditët e festive pikërisht sepse pjesëtarët e Armatës, ditë e natë dhe me profesionalizëm kujdesen për sigurinë kolektive.

„Konsideroj se është e rëndësishme që veçanërisht në këto ditë kur përgatitemi për festat, të shprehim mirënjohjen tonë ndaj pjesëtarëve të ARM-së të cilët nuk janë në shtëpi me familjet e tyre, por janë këtu dhe kryejnë detyrat e veta për qytetarët e Gjevgjelisë, Bogdancit, por edhe të gjithë Maqedonisë për të mos u frikuar nga rreziku për sigurinë apo për stabilitetin e shtetit”, tha ministrja.

Shekerinska tha se ne bisedimet me pjesëtarët e ARM-së dhe kreun e armatës u fol për mënyrat e ritjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme dhe përmirësimin e pajisjeve me të cilat disponon Armata.

„Qeveria dëshmoi se di ta shpërblejë këtë raport jovetjak dhe shumë të rëndësishëm të pjesëtarëve të ARM-së. Vitin e kaluar rrogat e pjesëtarëve të ARM-së u ritën për 10 përqind, këtë vit do të riten edhe për 5 përqind që dmth. praktikisht për herë të parë kemi dy vite me rradhë ritje të rrogës. Ishte kënaqësi për mua që në fund të vitit të kaluar arrijtëm të përfundojmë dy procese shumë të rëndësishme – sigurimin e çizmevedhe uniformave për pjesëtarët e ARM-së, mirëpo qëllimi ynë është vënë shumë më lartë – të diskutojmë për pasjisje të vërtetë, të diskutojmë për mënyra modern jo vetëm për ruajtjen e kufirit, por edhe për punën e Armatës”, tha ministrja pas vizitës në kullën e rojës Bogorodicë në Gjevgjeli.
Pjesëtarët e ARM-së janë shpërndarë në kufirin tonë jugor nga vera e vitit 2015, si masë për sigurim të përforcuar të kufirit ndaj valës së migrantëve të paligjshëm, dhe si ndihmë dhe mbështetje e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Kufitare.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail