Ministrja Shekerinska nga kazermat në Kumanovë: Rritja e pagës është duke u realizuar, këtë vit bëhet pranimi i 375 ushtarëve të rinj profesional në ARM

Rritja prej 10% për të gjithë pjesëtarët e Armatës fillon me rrogën e janarit, ndërsa këtë vit në rradhët e ARM-së do të pranohen edhe 375 ushtarë të rinj professional, porosity ministrja Shekerinska gjatë vizitës së sotme në Komandën e Bashkuar Operative në kazermat e Kumanovës “Boro Menkov”.

„Edhe njëherë mund të konfirmoj se në fund të janarit është fillon edhe praksë paga e rrogave me rritje prej 10 përqind për të gjithë stafin në shërbim të Armatës, një rritje që nuk ka ndodhur për shumë vite dhe që tregon se kjo qeveri kujdeset për përmirësimin e standardit të jetesës së të punësuarve të ARM-së, e në këtë mënyrë rrit dhe përmirëson gatishmërinë luftarake të ushtrisë tonë”, tha ministrja.

Një nga sfidat me të cilat përballet ARM është mungesa e kuadrit të rinj, tha ministrja dhe paralajmëroi pranimin e 375 ushtarëve professional gjatë këtij viti.

„Këtë vit në tri pjesë do të pranojmë 375 ushtarë profesionistë të rinj në Armatën e Republikës së Maqedonisë. Kështu, do të rinovojmë ushtrinë tonë, do t’u ofrojmë atyre një shans për një karrierë ushtarake për një pjesë të rinisë sonë dhe do të rrisim gatishmërinë luftarake, si dhe kapacitetet e ARM-së”, tha ministrja Shekerinska, duke njoftuar se konkurrenca e parë do të shpallet në shkurt.

„Qëllimi ynë është që të rinjtë të marrin informacion se cilat kritere janë të nevojshme dhe ata që nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për të shërbyer vullnetarisht në ushtri, kanë mundësi ta bëjnë këtë dhe të konkurrojnë në mandatin e dytë apo të tretë”, tha ministrija.

Konkursi i dytë është planifikuar për fillim të verës, dhe i treti në fund të këtij viti. Shekerinska informoi se për këtë pranim janë siguruar fondet në buxhet.

Ajo shtoi se pranimi i këtyre 375 ushtarëve profesionistë, përveç ripërtrirjes së ushtrisë, nënkupton që Qeveria është e gatshme të investojë për të qenë e pajisur më mirë, e përgatitur më mirë dhe Armatë e paguar më mirë.

Lidhur me prokurimin e uniformave të reja, ministrja tha se në planin e prokurimeve publike të këtij viti ka një sasi të konsiderueshme që do të mund të ofrojë uniforma bazë dhe rezervë për secilin pjesëtar të ARM-së.

„Tani ne presim që shërbimet kompetente në Armatë të përgatisin një specifikim teknik dhe të fillojnë procesin e prokurimit publik. Para në buxhet për këtë qëllim tashmë janë siguruar dhe unë dua të thërras kompanitë e tekstilit në Republikën e Maqedonisë, në konsultim me ne, të kemi një dialog teknik, do të paraqesim disa prej këtyre kërkesave, të përfshihen në mënyrë që të fitojmë uniforma më cilësore dhe më të mira, dhe mundësisht të prodhuar në vend”, tha Shekerinska.

Ministrja Shekerinska gjithashtu bëri një shëtitje në kazermat “Boro Menkov” në Kumanovë dhe u njoh me kushtet e punës të pjesëtarëve të ARM-së në këto kazerma.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail