Ministrja Shekerinska në takim me njerëzit e parë të sindikatave: Qëllimi ynë është të gjejmë zgjidhje të cilat do të jenë në dobi të të gjithë të të punësuarve

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot realizoi një takim të përbashkët me presidentin e Sindikatës së Mbrojtjes dhe Sigurisë, Risto Ajtov, presidentin e Sindikatës së Sektorit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Oliver Stojanovski, si dhe me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes, Vanço Isajov dhe kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesional, Adnan Alitov.

Drejtuesit e sindikatave në përgjithësi parashtruan problemet dhe kërkuan standard më të mirë të jetesës së punonjësve, përmirësimin e kushteve të punës, rinovimin e ndërtesave dhe motivimin e ushtarëve profesionistë.

- Qëllimi i takimit është të gjejmë zgjidhje për problemet që janë të shumta dhe të caktojmë prioritetet. Për disa prej problemeve tashmë jemi duke punuar në gjetjen e zgjidhjeve, në fushën e pajisjeve për trupat dhe pagesën e të drejtave ligjore të caktuara. Ne jemi të hapur për bashkëpunim që politika për të përmirësuar situatën e cila është menduar nga menaxhmenti të arrijëtek secili ushtar, tha Ministrja.

Disa nga përfaqësuesit e sindikatave janë ankuar për politizim në përzgjedhjen e ushtarëve profesionistë, pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake dhe politizimit të përgjithshëm në punën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës në periudhën e kaluar. Ministrja Shekerinska tha se është e qartë se ndikimi i politikës mund të ketë lënë gjurmë, por tha se ajo do të insistojnë në punën profesionale, ndërsa për politizimin në Armatë do të ketë tolerancë zero.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail