Maqedonia përsëri shihet si një shembull i suksesshëm – takim i ministres Shekerinska me drejtorin politik të Shërbimit për Politikë të Jashtme të BE-së, Belliard

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot u takua me një delegacion të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Jean-Christophe Belliard, drejtor politik i Shërbimit për Politikë të Jashtme të Unionit.

Në takim ku morrën pjesë edhe Angelina Eichhorst, drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe euroambasadori Samuel Zbogar, u konkludua se është arritur progres në reformat dhe se Ballkani përsëri është në fokus të Bashkimit Evropian.

„Qeveria e Republikës së Maqedonisë, së bashku me Kuvendin dhe institucionet e tjera, janë të fokusuara në reformat e programit 3-6-9. Ne besojmë fuqimisht se kthimi i vendit në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në stabilitetin e brendshëm dhe rajonal dhe për këto procese presim mbështetjen e Bashkimit Evropian”, tha ministrja Shekerinska në takim.

Drejtori politik Belliard theksoi se atmosfera e re pozitive është e qartë dhe se ka disa elemente që do të ndihmojnë Ballkanin në tërësi dhe një prej tyre është presidenca e Bullgarisë me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se vendi ynë duhet të përqëndrohet në reformat dhe se Maqedonia përsëri shihet si një shembull i mirë, me çka krijohet një atmosferë pozitive në Komisionin Evropian.

Ministrja vuri në dukje edhe faktin se në Maqedoni ekziston një konsensus i plotë mbi integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe se kur qytetarët dhe institucionet shohin që rajoni kthehet në agjendën e BE-së, disponimi për reforma është shumë më i fortë.

Shekerinska shtoi se Maqedonia dëshiron të jetë pjesë e programeve të mbrojtjes evropiane dhe se Ministria është e angazhuar për reformat e mbrojtjes dhe zhvillimin e dokumenteve kryesore siç është Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes, por edhe në bashkëpunimin rajonal dhe kontributin për paqen dhe sigurinë përmes pjesëmarrjes në misionet e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail