Punëtori e avancuar mbi mbrojtjen kundër terrorizmit

Nga sot deri më 14 prill në hotelin “Holiday Inn” realizohet punëtori e avancuar mbështetur nga programi i NATO-s për paqen dhe sigurinë në diskutime për mbrojtjen kundër terrorizmit dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Në hapjen e sotme të kësaj punëtorie të avancuar u drejtua zëvendës ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili para të pranishmivi foli mbi  skemat e sigurisë kundër kërcënimeve të reja.  Ai theksoi se sfidat e sotme të sigurisë nuk janë vetëm kërcënim për një shtet të caktuar apo individët, por kundër një sistemi të përbashkët të vlerave dhe se krijimi i skemave është një model i shkëlqyer për krijimin e një sistemi për përgjigje ndaj tyre. Maksuti shtoi se Maqedonia edhe pse nuk është anëtare e NATO-s monitoron nga afër tendencat dhe rekomandimet e NATO-s në kontekst të përballjes me terrorizmin kibernetik dhe për këtë qëllim është duke u punuar në një strategji për sigurinë kibernetike nga MM MPB dhe MSHIA, që do të duhet të jap nevojat prioritare për ngritjen e kapaciteteve. Në këtë kontekst, Maksuti tha se Akademia Ushtarake në shtator të këtij viti do të fillojë me një program të ri studimi, sigurinë kibernetike dhe forenzikën digjitale dhe me këtë do të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve shtetërore.

Punëtoria u hap nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, kapetan marine Gorazd Bartol i cili u ndal në kremtimin e javës së kaluar të 69 vjetorit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, e cila, tha ai, angazhohet për të mbrojtur lirinë, trashëgiminë e përbashkët dhe qytetërimin popujve të vet, bazuar në parimet e demokracisë, lirisë personale dhe sundimit të ligjit. Ai i para të pranishmive shtoi se ishte i kënaqur që vendi ynë tani ka një mundësi unike në fund të bëhet anëtari i 30 i Aleancës së NATO-s  dhe se NATO do të vazhdojë të mbështesë rrugën e reformave.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail